Ja pse fëmijët nuk i duan perimet

512
Shumica prej prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër.
Mirëpo, çuditërisht të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeçar kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri.
Studimi ka konkluduar se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari.
Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime.
Studimi thotë se nëse ky problem i fëmijëve është i përkohshëm, nuk ka ndonjë dëm nga kjo punë.
Mirëpo, nëse refuzimi i tyre për të ngrënë kalcium, proteina, vitamina e minerale, mund të ketë rrezik që ai fëmijë të mos zhvillohet.
Mungesa e kalciumit, që ndodhet në qumësht dhe perime të gjelbra, mund të pengojë zhvillimin dhe forcimin e eshtrave.
Sigal