Sigal

Reforma në drejtësi është një nga pesë kushtet bazë që SHBA dhe BE kanë vënë për Shqipërinë, si kriter  themeltar për integrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Në këtë kuadër,  ky reformim bëhet dhe ka vlerë, kur në institucionet e administratës shtetërore dhe sidomos atë të drejtësisë, burimet njerëzore,  që drejtojnë këto institucione  janë të pastër për sa i përket figurës së tyre morale, pasurore, dhe aftësive profesionale . Por,  a mundet që ne të besojmë se gjyqtarë  të majmur nga pasuritë e shumta, të vëna në mënyre të dyshimtë dhe të pajustifikuar vazhdojnë të  mbajnë peng këto institucione dhe zyrat e shtetit,  duke u paguar nga taksapaguesit e këtij vendi për drejtësi dhe jo të pasurohen nëpërmjet padrejtësive dhe privilegjeve, që u jep funksioni  dhe misioni i tyre . Gazeta “Telegraf “ prej kohësh ka qënë në qëndër të trajtimit të një pjese të mirë të  skandaleve dhe problematikave që kanë lindur nga shqetësimet qytetare dhe ankimimet e tyre, si në redaksi ,ashtu edhe në portalet e qeverisë dhe instititucioneve të tjera të administratës shtetrore.Tre nga shtyllat bazë të pastërtisë së një gjyqtari, apo prokurori kanë të bëjnë me figurën e pastër morale, atë profesionale dhe pasurinë, që gëzonë subjekti së bashku me familjarët e tijë. Dhe ndoshta pasuria e vënë në mënyrë të pajustifikuar, e kundraligjshme, ndikimet për shkak të pozitës  së këtyre personave në përfitimet e pasurisë personale dhe familjare kanë bërë që një pjesë e mirë e këtyre gjyqtarve të largohen nga zyrat, të cilat kanë pasur si mision dhënien e drejtësisë dhe jo pasurimin e tyre . Miliona të përfituara, llogari bankare, udhëtime, apartamente të fituara dhe të ngritura në mënyrë të kundraligjshme, duke shkelur të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, ku dihet fare mirë se I pari që duhet të respektojë ligjin është gjyqtari dhe jo ta përdhosë atë, qoftë edhe në ndërtime pa leje në toka dhe prona të të tjerëve. Këta gyqtarë, që kanë marrë prona  në sipërfaqe maramëndëse për vete dhe të fshehura në emër të familjarëve të tyre , gjoja si kthim i pasurisë së paraardhësve dhe për hipokrizi nga ana tjetër marrin edhe prona me Ligjin 7501 duhet të jenë objekt i kontrollit nga organet e reja të vettingut. Po si ka mundësi, që nga njëra anë merren prona si kthim-kompesim, nga ana tjetër përfitohen mijra metra pasuri  nga Ligji 7501 /! Merret  kompesim në zemër të Tiranës , por edhe ndërtohen pa leje ?! Po pse një gjyqtar i marka gjithë këto pasuri dhe me qindra pronarë enden akoma nëpër dyert e zyrave, apo dyert e këtyre gjyqtarve dhe nuk marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë nga prona e tyre ? Ja këto janë dhe duhet të jenë pjesë e kontrollit nga anëtarët e komisionit të Vettingut, komisionerët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke larguar dhe pastruar  sistemin e drejtësisë shqiptare nga pasanikët e rinj, që kanë shkatërruar këtë vend.

Gjithësesi, le t’i kthehemi situatës aktuale dhe të analizojmë pronat dhe pasuritë e gjyqtares së Tiranës Enkela Bajo-Vlora, por edhe të një pjesë tjetër në pronësi të familjarëve.

Sipas ILDKP,   “Zyrtari  mbart detyrimin për deklarim të interesave private të tij, bashkëshortit/es dhe të fëmijëve madhore, në bazë të: Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, neni 3,4; si dhe Ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, neni 14,15. Brënda 31 Dhjetor të vitit të deklarimit,  zyrtari, bashkëshorti/e , me fëmijët madhorë, dhe familjarët duhet të bëjnë publike, të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to që disponon brenda dhe jashtë vendit”. Këto janë disa nga përcaktimet që ligji i kërkonë si detyrim gjyqtares së gjykatës Tiranë Enkela Bajo –Vlora. Duke filluar nga sot  gazeta “Telegraf” do të analizojë të gjitha deklarata e bëra nga gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora, që nga data 1 prill 2000, kur Enkela Bajo është emëruar si gjyqtare në gjykatën e Tiranës dhe që në kohën e deklarimit fillestar  banonte në Rr.M.Peza, Pall.236, Ap.24 Tiranë.

Ja një pjesë nga deklarata e gjatë e  pasurisë e Enkela Bajo-Vlora :

Në deklaratën e Pasurisë  në ILDKP-së nga viti 2000 deri në 2017 dhe e plotësuar pranë këtij institucioni (për veten dhe pjesëtarët e familjes), gjyqtarja e gjykatës së rrethit Tiranë  Enkela Ferik Vlora ( Bajo), në deklaratën e interesave private periodike-vjetore deklaron se është pronare dhe bashkëpronare në :

Është bashkpronare në një apartamente, 1+, por pa e përcaktuar se sa metra katror është.

Apartament me sipërfaqe 140 metra katror, ndodhet në Tiranë, ndërtuar me të ardhurat e nënës. ( Kjo do të anazohet në vijim për shkak të shumë shkeljeve ligjore).

Pronare në një trual 1170 metra katror në Vlorë i marrë nga kthim-kompesimi i pronave.

Pronare në Ullishte me sip. 20 .000 ( njëzet mijë) metra katror me Ligjin 7501, por që në akt marrje në pronësi figurojnë 566 dtaë 15.10.1996 ?!

Truall me sipërfaqe 744 metra katror në Tiranën e Re, marrë si kompesim nga kthimi i pronave

Makinë e tipit Benz, blerë në 2006 me të ardhurat nga nëna.

Automjet ( veturë) tip. Audi blerë 460.000 lekë në prill 2004.

Shitje makine Benz në vlerën 350.000 lekë

Shitje makine në 5 maji 2015 në vlerën 300.000 lekë, por pa përcaktuar se ccfarë lloji makine ?

Blerje makine bashkëshorti 300.000 lekë në 23 maji 2015.

Automjet i llojit Peugeot, dhuratë nga bashkëshorti.

Bashkëshorti pronar i tre apartamenteve, një e ka shkëmbyer, por nuk deklarohet sa është përqindja me pjestarët e tjerë ?!

Të ardhura nga cilësia si eksperte pranë shkollës së Magjistraturës.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës.

Të ardhura nga paga, si gjyqtare pranë gjykatës së shkallës parë Tiranë.

Shpërblime nga gjykata e rrethit Tiranë,

Shtesa në llogarinë bankare 000 lekë ,në 50% të vlerës.

Numër llogari rrjedhëse në emrin e bashkëshortit ( për vajzën) 410.000 lekë.

Derdhje mujore bankare 10.000 lekë për llogari të vajzës.

Marrje leje e legalizimit në 15 mars 2013.

Të ardhurat nga paga, si gjyqtare vetëm për vitin 2017 është 1. 698. 838 lekë ( neto 1.308,838 lekë) dhe bashkëshorti bruto 1.139.057 lekë.

Këto janë një pjesë e pasurisë së gjyqtarës Enkela Bajo-Vlora, të cilat kërkojnë të analizohen në lidhje me disa shkelje, pjesë e pastërtisë së figurës së saj nga komisionerët e vettingut, në lidhje me  veprimet apo mosveprimet  e saj.

Sot po ndalemi  në një pjesë të  deklaratës së  Pasurisë  me nr.indeksi  01412 ë ILDKP-së për vitin 2010 dhe e plotësuar pranë këtij institucioni më 31 mars 2011, gjyqtarja e gjykatës së rrethit Tiranë  Enkela Ferik Vlora ( Bajo), në deklaratën e interesave private periodike-vjetore deklaron se është pronare dhe bashkëpronare .

01

Sipas vetdeklarimeve të saj është përfituar ullishte 20 mijë metra katror  në Vlorë, përfituar me ligjin 7501. Më tej, në deklaratën e gjyqtares Enkela Bajo-Vlora nuk thuhet se si është shfrytëzuar kjo sipërfaqe prej 20 mijë metra katrorë. A janë shfrytëzuar ullishtet, sa janë përfituar nga shitja e produkteve të tyre, si ullinjë,  apo edhe përfitime të tjera. A janë deklaruar fitimet në aspektin që janë përdorur për nevoja përsonale, familjare, dhe ccfarë vlere material, apo monetare kanë? Ccfarë është bërë me produktet e tjera dhe të ardhurat nga prodhimi i tyre. Janë falur ? Janë shitur? A ka dokumenta për këtë veprimtari? Nëse nuk është shfrytëzuar përse nuk i është rikthyer shtetit, pasi qëllimi i marrjes ka qënë dhe është përdorimi i tokës. Pse nuk ka vepruar ligji?! Kush e ka penguar ligjin me veprime apo mosveprime? Ja pra, se vetting duhet të analizojë me vëmndje dhe kujdes të gjitha këto detaje.

02

Nga ana tjetër, është edhe pronare  e një siparfaqe truall në Tiranën e re me Sip.744 metra katror më kompesim nga AKKP me vendim numër 127 datë 19 korrik 2007. Ndërkohë, që Enkela Bajo-Vlora, që nga Prilli i vitit 2000 e në vazhdim  është gjyqtare e gjykatës Tiranë. Rastësi është që kompesohesh në zonën e Tiranës së Re, ndërkohë, që ka pronar nga Tirana, që u është zënë prona me ndërtime me leje e pa leje, të para viteve 1990 dhe pas viteve 1990?! Ja këto duhet të jenë pjesë e hetimit nga Komisioni i Vettingut.

Vijon