Ja insitucionet që abuzuan me 100 tenderët

52
Sigal

Babëzia / Nga 100 kontratat e mëdha, 39 janë procedura me probleme të garës dhe konkurrencës. Nga Ministria e Shëndetësisë deri te bashkitë, ja si u skualifikuan kompanitë me ofertën më të ulët për t’u gllabëruar miliarda nga oligarkët monopol sipas vlerës më të lartë fituese

Ja renditja e insitucioneve më abuzive për 100 tenderët kryesor 2022

Babëzia, si u skualifikuan kompanitë me ofertën më të ulët për t’u gllabëruar miliarda nga oligarkët monopol sipas vlerës më të lartë fituese

Nga 100 kontrata big, 39 janë procedura me probleme të garës dhe konkurueshmërisë. Ndër procedurat pa konkurrim, një është me negocim pa njoftim, 7 janë procedura të kufizuara ndërkombëtare, dhe 31 janë procedura të kufizuara lokale.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkia Kavajë qëndrojnë në krye për moseficensë financiare në tenderim me Ofertë sa 99.9 % të Fondit Limit.

 Abuzimi me fondet shtetërore duket se ka kapur majat. OPEN DATA konstatoi se gjatë vitit 2022 ka përcaktuar renditjen e 100 tenderëve me vlera të larta të ofertës fituese të finalizuar me kontatë në vitin 2022. Të dhënat po Organizata AIS monitoron çdo ditë tenderime të sektorëve kryesor në vend si Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Zhvillim; Shëndetësi; Kontraktime të Qeverisjes Vendore; Kontraktime të Shoqërive Publike. Databaza jonë e monitorimit është Open Procurement Albania.

Tetë nga Dhjetë Kontratat me vlerë më të madhe për 2022 rezultojnë me Red Flag rrisk për Parregullsi në Procedurë, Probleme të Garës dhe konkurrencës. Tre Tenderët kryesor gjatë 2022 i ka mbajtur Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Zgjerimi i rrugës Elbasan Qafë Thanë (Faza 1) është tenderi me vlerë më të lartë për 2022. Autoritet Prokurues është ARSH. Kompania fituese Alb-Buidling dhe vlera e Ofertës Fituese 2.18 miliard Leke. Procedura e këtij kontraktimi është E hapur Ndërkombëtare. Fituesi u shpall në tetor ndërsa gjatë vlerësimit u s’kualifikuan 4 konkurent me ofertë më të ulët. Në garë morën pjesë 6 Operator Ekonomik.

Kontrata e dytë me vlerën më të lartë është po tender i Autoritetin Rrugor Shqiptar. Kontrata ka vlerë 2.165 miliard lekë dhe është fituar nga A.N.K . Objekt ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë (Loti 2). Edhe ky tender është shënuar me  RedFlag, për arsye të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Renditet e treta me vlerën më të lartë kontrata me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut”, fituar nga bashkimi i operatorëve që kryesohet nga MC Netëorking në bashkëpunim me Intera Elektronik Sanayi ve Ticaret Anonim Sirk, dhe Gjoka Konstruksion vlerë pa TVSH 2.12 miliard lekë. Po njësoj edhe kjo kontratë ka si autoritet prokurues ARRSH-në dhe po njësoj ka një Flamur të Kuq shenjë e indiceve për parregullsi.

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar faza I, renditet procedura e katërt në radhë sipas vlerës. Ky tender u zhvillua nga Bashkia Tiranë. Oferta fituese është 1.84 miliard lekë dhe gjatë procedurës u skualifikuan të gjithë operatorët veç fituesit Agi Kons ne bashkëpunim me BE-IS.

Në vend të pestë renditet kontrata për furnizim me oksigjen dhe gaz për përdorim mjekësor me autoritet prokurues Ministrinë e Shëndetësisë, fituar nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik GTS shpk dhe Messer Albagaz me ofertë të suksesshme pa TVSH 1.62 miliard lekë. Tenderi shfaq probleme me konkurrencën (Flamur i kuq) për shkak të zhvillimit të garës me një konkurrent të vetëm.

Në renditje e gjashta është një procedurë pa garë, procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar, Mirëmbajtja e akseve kryesore në Rajonin Qendror dhe Juglindor (Loti 3), me vlerë të ofertës fituese 1.46 miliard lekë, ku fitues është 2 T.

Kontratat e tjera që renditen nga vendi i shtatë në të dhjetë sipas vlerës janë:

Ndërtimi i Rrugës Kardhiq-Delvinë, loti 2, fituar nga Gener 2, me vlerë të ofertës fituese 1.44 miliard lekë.Mirëmbajtja e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor (Loti 2), fituar nga shoqëria Alko-Impex General Construction dhe Alko Impex Construction, me vlerë Oferte pa TVSH 1.42 miliard lekë. Procedura është e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar duke shfaqur kështu mungesë konkurrence.Mirëmbajtja e akseve kryesore të Rajonit Jugor (Loti 4), fituar nga shoqëria Salillari me vlerë të ofertës pa TVSH 1.41 miliard lekë. Procedura është e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar duke shfaqur në këtë mënyrë mungesë konkurrence.Ndërtimi i një linje të re 220 kV në Fier-Hoxhallarë, si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri bashkë me dy dalje linje 220 kV, fituar nga LA-OR, me vlerë të ofertës pa TVSH 1.34 miliard.

Nga 100 kontrata big, 39 janë procedura me probleme të garës dhe konkurueshmërisë. Ndër procedurat pa konkurrim, një është me negocim pa njoftim, 7 janë procedura të kufizuara ndërkombëtare, dhe 31 janë procedura të kufizuara lokale.Duke analizuar këto 100 kontrata me vlerën më të lartë në renditjen e Procedurave të vitit 2022, shohim se disa institucione kanë Eficensë të ulët financiare në tenderim. Eficensë do të konsiderojmë raportin vlerë fond limit dhe vlerë e ofertës fituese. Sa më afër të jenë këto vlera aq më pak Eficensë Ekonomike në konkurrim është realizuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkia Kavajë qëndrojnë në krye për moseficensë financiare në tenderim me Ofertë sa 99.9 % të Fondit Limit.