Iu gjetën 3 ID të falsifikuara, arrestohet 27-vjeçari

142
Sigal

Një 27-vjeçar nga Durrësi u arrestua në kryeqytet pasi iu gjetën 3 dokumente të falsifikuara.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale E.S., i dënuar më parë për aktivitet në fushën e lëndëve narkotike.

Ai u ndalua për kontroll nga policia në rrugën “Sokrat Miho” dhe iu gjetën 3 mjete identifikimi false.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.