Italianët përdorin ilaçin Avigan si kurë kundër koronavirusit

400
Sigal

Agjencia Italiane e Barnave AIFA, ka autorizuar nisjen e një kure tjetër eksperimentale. Bëhet fjalë për ilaçin AVIGAN, apo favipiravir, një anti grip e cili po përdoret si kurë eksperimentale në Japoni për pacientët me COVID-19.

Ministri i Shëndetësinë Roberto Speranza ka informuar sot se komiteti shkencor i Agjencisë Italiane të Barnave,  Nicola Magrini  ka vendosur të nis eksperimentimin e kurës Aviga/Favipiravir dhe në Itali.

Kjo Agjenci do të nis brenda pak ditësh një program eksperimental e analize, të ilaçit si terapi në fazat fillestare të virusit e shumë shpejt protokolli do të jetë operativ në të gjithë territorin kombëtar.

Pra ky kombin medikamentesh do të përdoret në fazën fillestare të koronavirusit. Deri më sot në Itali për kurimin e pacientëve me Covid-19 po përdoren 2 terapi eksperimentale : mee ilaçin Remdesivir i përdorur për pacientët me Ebola  dhe terapia e dytë me Tacilicumab, një ilaç që përdoret si antiartrit e antireumatizmës.

Ky ilaç mendohet të përdoret menjëherë në zonën më të prekur në Itali atë të Lombardisë, ku guvernatori  Atillio Fontana i cili ka ka bërë ditur se nuk e dihen efektet e këtij medikamentit, por se shpreson që “ta mposhtin këtë virus të mallkaur”. Edhe në zonën e Venetos do të aplikohet një ilaç i tillë.

Kanë qenë guvernatorët e rajonit të Lombardisë e Beneventos që kanë apeluar qeverinë për nisjen e kësaj terapie të re me Avigan, pas publikimit të një video nga një farmacist italian mbi aftësitë e këtij ilaçi dhe për pacientët me koronavirus e konfirmimit të përdorimit të tij dhe në Japoni.