Itali/ Ulet numri i vdekjeve, 433 viktima në 24 orët e fundit

376
Sigal

Italia regjistron 433 të vdekur në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit, 49 më pak se dje, duke e çuar numrin total të viktimave në 23,660.

Të shëruarit kapin shifrën totale të 47,055 personave, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 2128 raste. (Dje ishin 2200).

Në terapi intensive ndodhen 2835 persona, 98 më pakj se dje, ndërsa personat e shëruar me simptoma kanë arritur në 25,033, 26 më shumë se një ditë më parë.