Itali/ Regjistrohen 274 viktima dhe mbi 1,400 të infektuar në 24 orë

322
Sigal

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 274 viktima  dhe 1,401 raste të reja sipas përditësimit të të dhënave të fundit nga autoritetet italiane,  mbi përhapjen e pandemisë në vend.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858.

Gjithashtu rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid 19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit.

Deri tani në Itali janë kryer 2,381,288 teste mbi COVID-19.