Ismail H. Xhaferri: Kryetarët e partive pa anëtarë

595
Ju e doni Shqipërinë,
Eh, për të nuk flini gjumë,
Por s’e hapët një herë krahun
20 vite dhe më shumë.
Herë zëvendës, herë ministra,
Kokën vetëm mbi sahane,
Për sahanin, nga monark
Gdhiheni republikanë.
Pas pushtetit për të marrë,
Jo me lugë, por me lopatë.
Liberalë jeni në drekë,
Legalistë jeni në darkë.
Sipas interesit tuaj,
Herë të majtë e herë blu,
Nga shkon era e pushtetit,
Andej shkoni edhe ju.
Kam shumë vite pa pushim,
Përmbi tortë jeni shtruar,
Rrjedhin vitet, rrjedh dhe koha,
Vetëm ju, pa zëvendësuar.
Për të mbushur xhepat tuaj,
Keni çarë të gjitha shtigjet,
Ju nuk e lini partinë,
Se iu ikin privilegjet.
Jeni të njëjtat fytyra,
Elastikë si drutë e thanës,
Një herë nën çadër të Lulit,
Një herë nën çadër të Ramës.
Ju të parët por për vete,
Ju të parët në fjalime,
20 vite një avaz,
Bëni të njëjtat premtime.
Ju s’përfaqësoni gjë,
Pa elektorat, pa forcë,
Por keni artin e madh,
Të lëpirjes për një kockë.
Ju jeni të njëjtët njerëz,
Që bëni muzikë të vjetër,
Përveç vulës që është tharë,
Ju nuk keni asgjë tjetër.
Po kur dilni në podiume,
Do bërtas me ulërimë,
Kur dëgjoj, që gjoja ju,
Digjeni për Shqipërinë!
Flisni në emër të masës,
Jepni mesazhe lirie,
Ju shushunja politike,
Pa asnjë anëtar partie.
100 e ca kryetarë,
100 e më shumë parti,
Ç’hall i madh që të ka gjetur,
Moj e mjera Shqipëri!
100 e ca kryetarë,
Me nga një parti fantazmë,
E bënë Shqipërinë trokë,
E bënë Shqipërinë me azmë.
Nuk mjaftojnë ujqërit e tjerë,
S’mjaftojnë partitë e mëdha,
Por në radhën e hajdutëve,
Janë rreshtuar dhe këta.
100 e ca kryetarë
Çdonjëri fytyrë e vjetër,
Gjithë, këto partitë e vogla,
Janë prezent vet

Sigal