‘Shullazi’, në seancën tjetër do të thirrren 11 dëshmitarë

612
Ka nisur gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe bandës së tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokatët kanë kundërshtuar provat e paraqitura nga prokuroria dhe kanë kërkuar që ato t’i nënshtrohen debatit gjyqësor.
Po ashtu, mësohet se seancën e radhës do të thirren 11 dëshmitarë, ndër ta avokatë dhe gazetarë.
Shullazi gjendet në gjyq për kërcënimin që i ka bërë rektorit të UT Mynyr Koni si dhe tre biznesmenëve, të cilëve u ka bërë shantazh në këmbim të pasurive, përfshirë këtu një pjesë të ish-hotel Vollgës në Durrës. Kjo betejë gjyqësore po zhvillohet ndërmjet tij dhe biznesmenit Ylvi Beqja.
Sigal