Aksident në Itali, humb jetën babai i 3 fëmijëve

450
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali.

Mediat vendase raportojnë se një 38-vjeçar me kombësi shqiptare vdiq këtë mëngjes në rrugën bregdetare që lidh Giovinazzo me Molfetën.

Ai ishte duke lëvizur me biçikletën e tij teksa u përplas për vdekje nga një veturë.

Ngjarja ndodhi në orën 6.00 të mëngjesit, në kryqëzimin Cola Olidda.

Babai i tre fëmijëve u përplas për vdekje nga një makinë Minicuper, në timonin e së cilës ishte një grua.

Pas përplasjes ajo lajmëroi karabinierët, ndërsa policia e Stacionit Giovinazzo dhe Compagnia di Molfetta po hetojnë shkaqet e aksidentit.