Ishte shpallur në kërkim, kapet 28 vjeçari në Vlorë

415
Sigal

Policia e Vlorës ka kapur një të ri i cili ishte person i shpallur në kërkim. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin në kërkim E.D., 28 vjeç, banues në Vlorë.

“Policia ka bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar shtetasin E.D me 4 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.