Mesazhi për Krishtlindje / Kryepeshkopi zbulon anën pozitive të pandemisë

259
Sigal

Në një mesazh për Krishtlindje, Kryepeshkopi Janullatos pretendon se kjo kohë pandemike ka dhe të mirat e saj, sidomos për grigjën ortodokse, në funksion të një ndërgjegjejë reflektuese të saj.

“Këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve në ceremonitë adhuruese.

Lexo edhe :  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje / Reagimi i PDIU : Rama duhet të dalë dhe të japë llogar

Në të njëjtën kohë, kufizimet për shkak të pandemisë do të kenë edhe disa efekte anësore pozitive.

Para së gjithash, ky është një rast për të vlerësuar se sa shumë rëndësi kanë në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore ato gjëra që besimtarët i konsiderojnë të vetëkuptueshme, si përshembull mundësia për të shkuar në kishë kur të duam, për t’u lutur, për të marrë pjesë në shërbesat fetare dhe në misteret e Kishës. Këtë herë bëhet fjalë për një lloj tjetër ‘kreshme’ dhe ushtrimi, të imponuara nga kushtet e jashtme”, thotë kreu grek i ortodoksëve shqiptarë, i cili kaloi dhe vetë sëmundjen që ka mbërthyer globin.

Lexo edhe :  Vaksinat në Itali / Mbërrijnë dozat e para, Mjekët: Mos neglizhoni masat e tjera

Për më tepër, Janullatos i “gëzohet” faktit se Krishtlindjet e sivjetshme nën pandemi nuk do karakterizohen nga ato që ai i quan “zhurma shurdhuese”.

“Në këtë të kremte të madhe, ndoshta do të jenë më të pakta shfaqjet sipërfaqësore, si zhurma shurdhuese e tepruar dhe elementet pa lidhje që kanë depërtuar brenda saj, me synim kryesor fitimin dhe lavdinë e kotë, duke e tjetërsuar kuptimin e vërtetë të kësaj të kremteje unike.

Lexo edhe :  Mali i Zi / Shqiptari Abazoviç spastron strukturat e shërbimit sekret

Do të kremtojmë me thjeshtësi, privim, por edhe me dhimbje për ata që ndërruan jetë të vetmuar dhe përsa mbijetuan mes hidhërimit dhe dëshpërimit, të torturuar nga vështirësi të shumëllojta”, thotë ndër të tjera Janullatos në urimin e tij për Krishtlindje.