Ishte kthyer në makthin e qytetit, si u ‘neutralizua’ 24-vjeçari i dënuar disa herë më parë pasi kreu katër vjedhje brenda një nate

94
Sigal

Një 24-vjeçar përfundoi sërish në prangat e policisë, pasi i ishte rikthyer ‘punës së vjetër’, për të cilën tashmë i kishte marrë disa dënime më parë. I riu futej natën në banesat e qytetarëve për të vjedhur dhe hera e fundit ishte ajo e 17 shkurtit, ku grabiti në 4 banesa të ndryshme brenda disa orësh.

Policia tha se në pranga ra 24 vjeçari A. Z, banues në Berat, i dënuar disa herë më parë, po për vjedhje.

“Nga veprimet hetimore dhe provat e sekuestruara, rezultoi se 24-vjeçari është autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë natës së datës 17.02.2023. Ky shtetas vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas”.

Njoftimi nga policia Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Episodet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë dhe pronës.

Vodhi gjatë natës së 17 shkurtit, në 4 banesa të ndryshme, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien në pranga të autorëve të tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Episodet”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. Z., 24 vjeç, banues në Berat, i dënuar disa herë më parë, po për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dhe provat e sekuestruara, rezultoi se 24-vjeçari është autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë natës së datës 17.02.2023. Ky shtetas vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.