Mimoza Çekiçi-Rista/ Për nusen e bukur dhe liqenin e Pogradecit

500
Sigal

(Rrëfim)

 Në netët pa gjumë në metropolin fqinj, shpesh më merr malli për vendlindjen, Pogradecin dhe përlotem… Më merr malli për nënën e shtrenjtë që atje në vendlindje kalon ditë-netët pa gjumë me mendjen tek vajzat, njëra në Athinë e tjetra tej oqeaneve, në Amerikën e largët… Po më merr malli për njerëzit e tjerë atje qindra kilometra larg, për dallgët e liqenit që nanurisin duke më kujtuar simfoninë e 9-të të Bet’hovenit, për pulëbardhat që të lenë ndjesinë e fluturimit të përjetshëm mbi liqen pa pushuar kurrë, për peshkatarët që kanë punuar gjithë natën në varka e në orët e para të mëngjesit nxjerrin gjahun në treg… E shpesh, dhe lotoj… Lot malli, po dhe lot dhimbje… Se atje është jeta ime, janë ëndrrat e mira të dikurshme, shumica e të cilave u tretën udhës me zigzage të jetës… E kujtimet më mbërthejnë, se janë të shumta… Po nuk di se si mes qindra apo mijërave të tillë, më ka mbetur në mendje e nuk më shqitet kurrë një ndodhi me një nuse të re…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf