Ishte dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje, arrestohet 41-vjeçari

403
Sigal

Një 41-vjeçar i identifikuar si Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, banues në Bulqizë është vënë në pranga.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se Keshi është kapur në Bllatë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, vend që ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vendin fqinj, 41-vjeçari rezulton i dënuar me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për trafik të lëndëve narkotike, vjedhje dhe kundërshtim të karabinierëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit:

Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma: Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H., pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.