Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Krahës-Mallakastër. Automjeti ka qenë në ecje në drejtim të Tepelenës kur papritur ka marrë flakë.

Fatmiresisht nuk ka të lënduar. Në automjet udhetonte një familje emigrantësh drejt Greqisë. Aksi nacional qëndron i bllokuar në vendin e ngjarjes ku ka marrë flakë makina pranë fshatit Krahës në afërsi të kufirit administrativ mes Tepelenës dhe Mallakastrës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.