Sigal

Gjykata e Vlorës ka marrë vendimin për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj. Pas më shumë se dy orësh, në seancë gjyqësore kjo gjykatë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Akuza përfaqësohej nga prokurori i çështjes Saimir Smaka, ndërsa gjyqtare është Esmerilda Habilaj.

Që në fillim asnjë avokat nuk pranoi të merrte përsipër mbrojtjen e autorit të masakrës së Resulajt, por ishte Renato Mehmetaj ai që u caktua si avokat për çështjen. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.