Ish- zv.ministri Drejtësisë Sokol Çomo, zgjidhet kreu i ri i KPA-së

277
Sigal

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, njoftoi të premten më 30 qershor zgjedhjen si kryetar të ri të këtij institucioni, gjyqtarin Sokol Çomo. Në njoftim shpjegohet se Çomo është zgjedhur në mënyrë unanime pas votimit të fshehtë, që është zhvilluar në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për një mandat 3-vjeçar. KPA sqaron se Çomo do ta fillojë ushtrimin e detyrës më datë 27 korrik, kur mbaron mandati i kryetares në detyrë, gjyqtares Albana Shtylla, e zgjedhur tre vjet më parë. Kur KPA u krijua gjashtë vite më parë, kryetare e këtij institucioni u zgjodh Natasha Mulaj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b, Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr. 84 /2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimet e Kolegjit janë përfundimtare. Por ajo që nuk është përmendur dhe e denoncuar nga ekspertët, por edhe nga mediat, që politika zyrtare hesht së bashku me ONM ka të bëjë me faktin se prania e Sokol Çomos si anëtar i KPA-së dhe tashmë si kryetar me mandat 3 vjeçar është përzgjedhje politike. Ai ka qënë zv/ministër i Drejtësisë ( PS), si dhe i propozuar nga strukturat lokale të PS si kandidatë për deputet i PS. At’herë lind pyetja: A janë të pavarur këta anëtar të KPA? Në rastin konkret a mundet që ky anëtar të ndëshkojë njerëzit e strukturave të partisë së tij ? Pikërisht për këto atribute dhe për të qënë më i shantazhueshëm është marrë vendimi i radhës për kreun e KPA, mandati i të cilit përfundon bashkë me shkrirjen e këtij organi.