Isaraj: Arritja e marrëveshjeve përmes dialogut mes palëve

474
Me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve ka organizuar takimin me temë “Ndërmjetësimi, një alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, me qëllim për të sjellë në vëmendjen e publikut dhe institucioneve rëndësinë e këtij shërbimi. 
Gjatë fjalës së tij në hapjen e këtij takimi, Zv/Ministri i Drejtësisë, z. Arben Isaraj, e ka vënë theksin në përfitimet e ndërmjetësimit duke veçuar lehtësirat që ai mundëson në drejtim të kostove të ulëta në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konfidencialitetit të ruajtur midis palëve në konflikt, kontrollit deri në fund të etapave negociuese si dhe të marrëveshjes nga palët, pajtimit midis palëve pa mbërritur në organin që vendos mbi konfliktin, reciprocitet në arritjen e marrëveshjes si dhe mbështetje neutrale, udhëzuese dhe këshilluese. 
Gjithashtu z. Isaraj ka dhënë disa orientime lidhur me mënyrën se si duhet të thellohen bazat e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës së Ndërmjetësve duke theksuar se ndërmjetësimi si procedurë duhet të ketë një strukturë, një kalendar si dhe dinamikën e negociatave të zakonshme, që nuk duhet të mungojnë. “Vërtetë procesi është privat dhe konfidencial, por duke zbatuar me korrektesë ligjin. Ndërmjetësuesit duhet të përdorin teknika të ndryshme për të hapur, e përmirësuar, dialogun si dhe ndjeshmërinë mes palëve në konflikt, me qëllim për t’i ndihmuar atotë arrijnë një marrëveshje. Rezultatet varen edhe nga aftesitë dhe popullariteti i ndërmjetësit”, u shpreh z. Isaraj. 
Ndërsa vuri në dukje rolin e ndërmjetësit që vepron si një palë e tretë neutrale, por më tepëre lehtëson sesa e drejton procesin, z. Isaraj evidentoi nevojës se pas certifikimit dhe licensimit, programet e trajnimit duhet të jenë vazhduese, duke prodhuar e stërvitur një trupë shërbimi me ndërmjetës të aftë profesionalisht e të angazhuar seriozisht, nërritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e paqes në komunitet.
Sigal