Intubohen pacientët në spitalin Covid 3, dhjetëra urgjenca tek infektivi

311
Sigal

Në spitalin Infektiv pacientëve u duhet të presin disa minuta në autoambulanca deri sa të lirohet ndonjë shtrat në pavion.

Familjarët kanë qenë të pranishëm në oborrin e spitalit të shqetësuar për shëndetin e të afërmve që marrin trajtim prej orësh apo edhe ditësh edhe pse presin një telefonatë nga mjekët pasi shënojnë numrin e tyre.

“Kam që nga ora 3 e natës që jam këtu. Deri tani nuk kam marrë asnjë informacion. Kemi lënë një numër kontakti dhe deri tani nuk na ka marrë asnjë njeri”, shprehet një qytetar.

Pak metra me tej, familjarët nuk mungojnë as tek spitali Covid 3. Janë të shumtë ata që vijnë me ushqime për të afërmit e tyre të shtruar.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë në gjendje të përmirësuar. Burimet bëjnë me dije se në spitalin Covid 3, një prej pavionëve, ka pacientë në gjendje të intubuar.

E premtja kishte fluks autoambulancash edhe në Sanatorium, ku pacientët qëndronin përreth 30 minuta në pritje deri sa t’u sigurohej një vend për t’u shtruar

Nga ana tjetër recepsioni që shërben për dorëzimin e ushqimeve apo veshmbathjeve kishte pak familjarë tek “Shefqet Ndroqi”.