INTERPOL: Shqipëria zë vendin e parë në Europë për të akuzuarit për krime

230
Sigal

 

Sipas portalit zviceran “Le Canton 27.ch”, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për të akuzuarit për krime, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar. Lajmi është dhënë nga Interpol Lion të Francës. Sipas statistikave të dhëna janë gjithsej 100 shqiptarë që kërkohen nga Interpol për vepra të ndryshme kriminale. Prej tyre 86 i përkasin Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër territoreve tjera shqiptare në Ballkan. Edhe në kushtet e pandemisë kriminaliteti është rritur në Ballkan e sidomos në Shqipëri. Turqia dhe Gjermania, secila prej tyre me mbi 80 milion banorë, kanë në kërkim ndërkombëtar vetëm 18 persona, për çdo vend. Ndërkohë, Franca ka në kërkim ndërkombëtar 27 persona të inkriminuar, Serbia 28, Bullgaria 47, Greqia 12, Kosova vetëm 2 persona, Mali i Zi 4, ndër të cilët asnjë shqiptar, Sllovenia 2 dhe Maqedonia 7 te kërkuar. Veç listës së Interpolit, Policia e Shtetit shqiptar ka shpallur në kërkim edhe 700 persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme, deri për terrorizëm! Siç vihet re lehtësisht, Shqipëria me rreth 3 milion banorë ka një numër personash të inkriminuar e të kërkuar mbi dy herë me të madh se tri vendet më të mëdha të kontinentit, Gjermania, Turqia dhe Franca së bashku. Këto tri vende me një popullsi të përgjithshme prej rreth 220 milion banorësh kanë në kërkim ndërkombëtar gjithsej 73 persona, ndërsa të kërkuarit nga Shqipëria jane 86.  Dhe thoni pastaj se Rilindja nuk ka bilanc për fushatën elektorale!