Presidenti i Republikës Ilir Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera

259
Sigal

Marrëdhëniet e mia me SHBA-në kanë qenë dhe janë të shkëlqyera, sepse kanë patur tek Ilir Meta partner dhe aleat në luftën kundër terrorizmit dhe tiranëve. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por populli do të triumfojë dhe vullneti I tij do të ngadhënjejë më 25 prill, kjo është e padiskutueshme

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha dje nga Vlora se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Ai tha se SHBA-të kanë pasur tek Ilir Meta një partner dhe një aleat të paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranisë.

Presidenti Ilir Meta

Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera, sepse mua më duhen SHBA-të vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk më duhen fare për Ilir Metën dhe për askënd tjetër, vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. SHBA-të tek Ilir Meta kanë pasur gjithmonë një partner që thotë ‘po’ për atë që thotë ‘po’ qëndron dhe që thotë ‘jo’, për një gjë që mund të dëmtojë Shqipërinë dhe përsëri qëndron dhe një aleat i paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranive.

Referendumi është i pashmangshëm

Është i treti i vërteti në historinë e tre dekadave të Shqipërisë. Edhe Vlora si gjithmonë në anën e duhur të referendumit. Në anën e duhur në ’94, në anën e duhur në ’98, tani do të jetë në anën e duhur për 100 vitet që vijnë, siç i di Vlora ato që i vendos ato piketa për 100 vite.  “Fushata? Unë nuk pres zgjedhje daneze, por që populli i Shqipërisë, që populli i Vlorës do të triumfojë dhe vullneti i tij do të ngadhënjejë më 25 prill, kjo është e padiskutueshme. Sa më shumë presione, aq më fort…

Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera, sepse mua më duhen SHBA-të vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk më duhen fare për Ilir Metën dhe për askënd tjetër, vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët

 

Isha në rezidencën e Presidencës, i infektuar me COVID në protestat për vrasjen e Rashës

Presidenti Ilir Meta ka pranuar për herë të parë, se gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka kaluar Covidin. Presidenti Ilir Meta: Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid. Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonin mua se nxisja minorenët. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz vuajnë edhe sot nga Covid-19.

 SHBA-të tek Ilir Meta kanë pasur gjithmonë një partner që thotë ‘po’ për atë që thotë ‘po’ qëndron dhe që thotë ‘jo’, për një gjë që mund të dëmtojë Shqipërinë dhe qëndron dhe një aleat i paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranive

Ftoj Ramën, Ballukun e përfaqësues të BE, t’i japim zgjidhje problemet me kontrollorët

Presidenti Ilir Meta ftoi dje publikisht kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku, përfaqësues të BE-së dhe ata të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë që të zhvillojnë një konferencë për t’i dhënë zgjidhje problemit për kontrollorët. Kreu i Shtetit tha se ky është një tension artificial dhe një marrëzi. Presidenti Ilir Meta: Është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh Sindikata për Kontrollorët Ajror ka ngritur pretendimet e saj zyrtare dhe me shkresa, jo ndaj zyrtarëve, por edhe ndaj institucioneve të tjea dhe partnerëve ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare. Ato janë të vëmendshme për të gjitha situatat që lidhen me sistemin ajror. S’ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe Sindikatës. Duke parë situatën si pa zgjidhje, duke dashur për t’i dëgjuar drejtpërdrejtë, në 31 mars i kam pritur në një takim. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar, në bazë të kontratave të veçanta dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet. Jemi drejtuar pjesërisht ministres së Infrastrukturës, Albcontrol, dukë vënë në dijeni dhe partnerët ndërkombëtar, se kjo situatë duhej pasur me vëmendje, pasi mund të mbarte rreziqe të mbarëvajtjes së hapësirës ajrore. Sidomos në kushtet kur do të nis dhe përgatitja e stërvitjes së përbashkët mes NATO-s, ku trafiku ajror në vendin tonë do të rritet ndjeshëm. I kam kërkuar me përgjegjshmëri të plotë dhe i kam bërë apel kontrollorëve që të vazhdonin punën pa ndërprerje, pasi hapësira territoriale është çështje jetike.Meqenëse jemi në këtë situatë unë do ftoj kryeministrin, e ftoj ministren, ftoj sindikatën të bëjmë, meqë jemi në kushte pandemie, ftoj dhe përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, SHBA, BE dhe të institucioneve europiane të kontrollit ajror, ndaj të cilave kemi detyrime. Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cënohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje.

Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë, po cënohet siguria kombëtare!

Presidenti Ilir Meta reagon pas pezullimit të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, për shkak të bllokimit të punës nga kontrollorët. Kreu i Shtetit thekson se ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje, pasi sipas tij, “Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare”. Me tone të ashpra, Presidenti deklaron se “Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar”.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta: Jam shumë i shqetësuar për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore për shkak të reagimit të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, të cilët duket se nuk kanë arritur një dakordësi me Qeverinë dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, lidhur me kërkesat e tyre. Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje. Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë. Edhe pse askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka treguar sinqeritet dhe gadishmëri për të diskutuar në kohë me anëtarët e Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror lidhur me shqetësimet e tyre, ritheksoj edhe një herë se është e domosdoshme që:

– Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar;

– Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare;

– Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe detyrimin, që të garantojë, që hapësira ajrore e saj të konsiderohet në çdo kohë e sigurtë për fluturimet ajrore;

– Nuk duhet të lejohet asnjë rrezik për cenimin e sigurisë dhe mirëqarkullimit të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate “Defender Europe 21”, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile. Qeveria dhe Organet Drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e zgjidhje të drejtë, duke ju referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga Covid-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare.

Prej më shumë se 10 muajsh sindikata e kontrollorëve  ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane. Për fat të keq nuk ka pasur asnjë dialog

 

Thirri mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i përgjigjet Ramës për bllokimin e Rinasit

Si nga ana e qeverisë dhe e kontrollorëve cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm mund të cenojë sigurinë kombëtare por edhe atë ndërkombëtare si vend i NATO-S. Është një mesazh i gabuar nga dy palët. Prej më shumë se 10 muajsh sindikata ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane. Ata janë shumë të vëmendshëm për çështjen e sigurisë së fluturimeve. Për fat të keq nuk ka pasur asnjë dialog. Unë jam njoftuar disa herë për këto çështje dhe duke e e parë problematikën si pa zgjidhje, më 31 mars i kam pritur në një takim publik. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cenuar. Dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Sipas tyre prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje. I jemi drejtuar kryeministrit, Ballukut, Albchontrollit dhe autoritetit të aviacionit civil duke vënë për dijeni edhe ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë sidomos në kushtet, përveç arsyeve të tjera, sepse do të nisë edhe stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO ku përfshihet edhe Shqipëria dhe ku pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm. Kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi siguria e fluturimeve ajrore është çështje jetike. Në çdo kohë duhet garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut. Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre. Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin” Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit.  Shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve, qoftë të atyre që janë larguar nga puna por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjen se nuk mund të bëjë lojëra të tilla. Nuk jemi në Amerikën latine këtu. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohen nga provokimet që kanë vetëm një problem dramën e zgjedhjeve pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi. E ftoj kryeministrin, ministren dhe sindikatën.