- Analizë nga Marash Gilaj/ Në çdo sektor dhe fushë kemi parë e dëgjuar dështime e skandale, korrupsion e varfërim, neodiktaturë dhe rienverizëm. Kjo është e provuar edhe nga pohimet e atyre që drejtojnë SPAK-un se policia deri në forumet më të larta bashkëpunon me krimin. Ne nuk kemi shtet ligjor sepse ju ngritët në sistem kleptokracinë dhe shpiket patronazhistë e aktivistë që na spiunojnë dhe marrin rrogat në kurriz të popullit
- Pse drejtësia nuk e lufton krimin elektoral? E kuptoni se pas çdo karriere të pamerituar fshihet një maskarallëk. Me ndihmën e kartonave u aprovuan ligje me porosi nga mafia e oligarkët. Kemi 2 administrata, që paguhen me taksat e popullit fukara, njëra që përdoret për votime dhe tjetra që u pushuar nga puna duke u zëvëndësuar me militantë analfabetë.
- Nëpërmjet vetingut po krijojmë një pushtet sulltanor, perandorak, mbretëror dhe diktatorial. Shtet autoritar që shkel me këmbë çdo ligj, që ka 11 vite, që nuk rrit pensionet dhe minimumin jetik. Për ta ka rëndësi që të kujdesen për rrogat dhe pensionet tuaja.
Në çdo sektor dhe fushë kemi parë e dëgjuar vetëm histori dështimesh e skandale, korrupsion, varfërim, neodiktaturë dhe rienverizëm
Rilindja e realizuar me sukses nga drejtësia e re, e kapur, që punon me fermane dhe që po përpiqet të plotësojë dëshirat e rilindasit më të madh që ka nxjerrë kombi në 112 vitet e fundit ta lërë vendin pa opozitë, pa demokraci, pa zgjedhje, duke e kthyer vendin në monizëm. Pse, kështu i bashkohemi BE – së? Nuk e di se një qeveri që s’njeh kufij, norma e ligje, populli i tij nuk gëzon liri. Këtë pohonte dikur ish presidenti i SHBA – së, R. Regan.

Rreth 13 vjet më parë, kur opozita e atëhershme po bënte përpjekje që të merrte pushtetin me çdo mënyrë e mjet, qoftë edhe me gjakderdhje, askush nuk mund t’i parashikonte pasojat që vinin pas. Nga eksponentë inatçorë pati një thirrje dhe ide makabër: “Le të bashkohen të gjithë fëlliqësirat dhe nuk ka problem po të flijohen 13 000 shpirtëra, vetëm pushteti duhet marrë.”
Pas kësaj ndodhi ngjarja e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 persona. U bë zhurmë e madhe, akuza pa fund, gjyq dhe dënime, por për ironi të fatit, disa prej tyre u graduan, pasi opozita mori pushtetin. Dhe kështu ka ndodhur gjithnjë gjatë këtij rrugëtimi pa krye. Ata që janë akuzuar me zë e figurë janë graduar në poste të rëndësishme deri në nivel ministri.
Këtë na e kujtojnë dy dosjet e famshme, që lidhen me zgjedhjet e grabitura: 339 dhe 184. Një qëndrim hipokrit i pashëmbëllt. Edhe sot pas 13 vitesh përsëriten të njëjtat premtime për dënime të përgjegjësve kryesorë dhe se këtë do ta bënte “Drejtësia e re” pasi të reformohej, por nuk ndodhi, edhe pse kemi 8 vjet që Rilindja po e djallos drejtësinë e re sorosiane. Socialistët, që medemek, janë të interesuar ta zgjidhin këtë hall, harrojnë se nga dora e tyre e zezë janë vrarë në Shkodër 4 djem të rinj, më 2 prill 1991. Duhet ditur, gjithashtu, se edhe në SHBA, bash në Shtëpinë e Bardhë, në Washington DS janë vrarë 5 protestues, kur janë tejkaluar veprimet që ligji i ndalon.
I dhashë këta dy shembuj për t’u thënë se nuk mund të ketë dy lloj gjykimesh për veprime kaq të ngjashme. Të rrish kaq gjatë në pushtet dhe të mos i japësh dum asaj që përrallis çdo vit, është tallje. Nuk mjaftojnë lotët e krokodilit, as buqetat me lule. Thjeshtë, një hipokrizi e pashoqe. Që këtu fillon dështimi.
Sjellja në pushtet e gjithfarë sojsëzi, që shumë shpejt u doli tymi i zi pas aprovimit të ligjit të dekriminalizimit në vitit 2015. Por edhe sot e kësaj dite ende zbulohen kontigjente të rinj që vegjetojnë nëpër bashki. Disa prej tyre i kthyen zyrat e tyre në bordello. Përsëri kemi kryebashkiakë, që bien si dardhat e krimbura, njëri pas tjetrit. Këta nuk u gjenden aty rastësisht, por u përzgjodhën nga i madhi. Dhe kjo mjafton për të vlerësuar atë që sundon kalanë.
Dy dosjet e famshme, që lidhen me zgjedhjet e grabitura: 339 dhe 184. Një qëndrim hipokrit i pashëmbëllt. Edhe sot pas 13 vitesh përsëriten të njëjtat premtime për dënime të përgjegjësve kryesorë dhe se këtë do ta bënte “Drejtësia e re” pasi të reformohej, por nuk ndodhi, edhe pse kemi 8 vjet që Rilindja po e djallos drejtësinë e re sorosiane.

Shumë analistë të pavarur e thonë se tashmë, gjysma e qeverisë është në paraburgim, në burg, në arrati ose kërkim, ndërsa gjysma tjetër është e akuzuar për krime të ndryshme. Thuhet dhe provohet deri tek pohimet e atyre që drejtojnë SPAK – un se policia deri në forumet më të larta bashkëpunon me krimin. Se ka dekonspirime dhe aspak besim tek kjo lloj policie që na u çanë veshët duke dëgjuar se kjo na qënka “policia që duam.” Këto lidhje mafioze i kemi parë deri tek ministrat që lanë detyrën apo u burgosën. Kjo ishte arsyeja që policia dështoi në ekzekutimin e 51 urdhër – arresteve, ditët e fundit.
Në çdo sektor dhe fushë kemi parë e dëgjuar vetëm histori dështimesh e skandale, korrupsion, varfërim, neodiktaturë dhe rienverizëm. Pastaj vinin mburrjet , krenaria dhe propaganda e protagonizmi i turpshëm i njëshit që s’bëhet dy. U kuptua se muratorët e ferrit nuk dinin as nuk mund të ndërtonin parajsën shqiptare nën udhëheqjen e ndritur të rilindjes enveriste. Pasi shkatërruan drejtësinë dhe e paralizuan atë që në themel, premtuan se do ta reformonin atë si askush tjetër. Por, për ta besuar këtë, ju keni 8 vjet që rrekeni sikur po bëni mrekullira, vendosët në këto organe edhe shokë të diktaturës, disa me rekorde kriminale të padeklaruara e me nga 3 mbiemra, duke i përdorur për të shkatërruar opozitën, sepse pa opozitë livadhisni krejt të qetë në grabitjen e pasurisë së vendit.
Tani kemi rreth 200 000 dosje të bëra mullar, që nuk ia dalin dot t’i shqyrtojnë. Vërtetë ato janë 8 vjeçare, por as pas 8 vitesh të tjera nuk do të shqyrtohen nga drejtësia e vetinguar. Dhe ju e quani sukses. Natyrshëm lind pyetja. Pse drejtësia u heq të akuzuarve nenin për korrupsion dhe u lë vetëm atë për shperdorim detyre? Siç kuptohet lehtë, kjo bëhet për t’i lehtësuar e për të mos u konfiskuar pasurinë. Pse drejtësia nuk e lufton krimin elektoral? E kuptoni se pas çdo karriere të pamerituar fshihet një maskarallëk?” Me ndihmën e kartonave arritët të aprovoni ligje me porosi nga mafia e oligarkët siç janë: ligji për legalizimin e kanabisit, për shembjen e Teatrit, mediat audiovizive, për lojrat e fatit, lotarinë kombëtare, ligjin për koncesionet, PPP – të, autostradën Milot – Balldré, për kompaninë Air Albania, ndertim aeroportesh, etj. Por tentuat të aprovonit edhe ligje të tjera që nuk i deshi BE – ja si: ai për amnistinë fiskale, për pasaportat e arta, kundër shpifjes, etj. Por ajo që ulërin prej shumë kohësh dhe nuk po gjen zgjidhje është dilema: kujt i takon vula në mes dy grupimeve të PD – së?
Thuhet dhe provohet deri tek pohimet e atyre që drejtojnë SPAK – un se policia deri në forumet më të larta bashkëpunon me krimin. Se ka dekonspirime dhe aspak besim tek kjo lloj policie që na u çanë veshët duke dëgjuar se kjo na qënka “policia që duam.” Këto lidhje mafioze i kemi parë deri tek ministrat që lanë detyrën, apo u burgosën. Kjo ishte arsyeja që policia dështoi në ekzekutimin e 51 urdhër – arresteve, ditët e fundit.

Diçka djallëzore, e qëllimshme nga Rilindja e realizuar me sukses nga drejtësia e re, e kapur, që punon me fermane dhe që po përpiqet të plotësojë dëshirat e rilindasit më të madh që ka nxjerrë kombi në 112 vitet e fundit. Ta lërë vendin pa opozitë, pa demokraci, pa zgjedhje, duke e kthyer vendin në monizëm. Pse, kështu i bashkohemi BE – së? Në përshtatje me këto, u ka hequr të drejtën edhe mërgimtarëve që të mos kenë mundësi të votojnë, edhe pse Vuçiçi e Erdogani e lejojnë. Dy miqtë e tij për kokë. Kjo ndodh sepse ju nuk e doni rrotacionin, ndryshe nga shtetet që na rrethojnë, ku zgjedhjet bëhen gati çdo dy vjet, mesatarisht. Ju keni 11 vite pa zbritur nga kali qorr, edhe pse vetëm dështime e skandale keni shijuar gjatë gjithë kohës. Ju ngritët në sistem korrupsionin, kleptokracinë, shpike patronazhistë e aktivistë që na spiunojnë dhe marrin rrogat në kurriz të popullit. S’kemi shtet ligjor. Një qeveri me pushtet sulltanor, perandorak, mbretëror dhe diktatorial. Shtet autoritar që shkel me këmbë çdo ligj.
Kemi mbi 100 000 punonjës të shtuar në administrate, që paguhen me taksat e popullit fukara padrejtësisht dhe që përdoren për votime. Krahas këtyre paguan edhe aq punonjës administrate të pushuar nga puna që i zëvëndësove me militantë analfabetë. Me ato para do të rritej pensioni, gjë që nuk ka ndodhur në 11 vite, kur dihet se gjysma e tyre e kanë pensionin nën minimumin jetik. Rëndësi ka që kujdeseni për rrogat dhe pensionet tuaja. Nuk mund ta kuptoj përse nuk ndërhyn drejtësia, kur shtoni punonjës për votime ose kur jepni shpërblime për t’i joshur që t’u shesin votën. Aq më keq , kur thoni se mbi 90% të punëve nëpër zyra kryhen online. Pra, përse duhen gjithë këta punonjës?
Tani kemi rreth 200 000 dosje të bëra mullar, që nuk ia dalin dot t’i shqyrtojnë. Vërtetë ato janë 8 vjeçare, por as pas 8 vitesh të tjera nuk do të shqyrtohen nga drejtësia e vetinguar. Dhe ju e quani sukses. Natyrshëm lind pyetja. Pse drejtësia u heq të akuzuarve nenin për korrupsion dhe u lë vetëm atë për shperdorim detyre? Siç kuptohet lehtë, kjo bëhet për t’i lehtësuar e për të mos u konfiskuar pasurinë.

E di drejtësia këtë dhe pse hesht? Kujt i shërben? Nuk e di drejtësia se zgjedhjet fitohen përmes bandave? Keni rrëshqitur në autokraci. Jeni shkëputur nga realiteti. Keni mbledhur rreth vetes gjithë llumin e shoqërisë dhe se shpesh na ke thënë se këta janë më të mirët, këta janë shokët e mi. Këtu futen rrosha, gjusha, ndoka e kodosha. Nën udhëheqjen tuaj, një në tre të rinj është përdorues droge, që fillon nga 13 vjeçarët. Inceneratorët nuk djegin plehëra, por karriera të pamerituara. Emigracionin e kemi si në kohë lufte dhe jeni betuar se nuk largoheni nga pushteti pa u larguar edhe shqiptari i fundit nga vendi. Po luftoni për një “fitore” tjetër të pistë. Na le pa rini, pa nxënës e studentë, pa mjek dhe pa profesionistë. Nuk kemi as kamarierë që t’u bëjmë ballë 20 000 000 turistëve që priten të vinë sipas habereve të akshamit. Parlamenti nuk funksionon sipas ligjeve në fuqi.
Bujqësinë ua le amanet pensionistëve dhe as akademinë nuk ua hap barinjve që të mësojnë ç’është bujqësia e blegtoria e vërtetë rilindase. Grandet që na dha Europi i bëre rrush e kumbulla. Thoni se rritet vazhdimisht ekonomia, por nuk rritet mirëqënia e shqiptarëve!? Kjo ndodh sepse jeni të pangopur në vendin më të varfër të Ballkanit. Kjo është mrekullia e rilindjes. Tani nuk keni fuqi as dëshirë të luftoni korrupsioni. Atë e mbron krimi. Dhe krimi drejton shtetin. Edhe pse hiqesh si lider global me batuta pa kripë, na le pas dyerve të Europës. Kurrë nuk i bëre detyrat dhe vetëm largohemi prej BE – së, duke instaluar pushtet pa kufi, media të kapura, gazetarë të dhunuar, duke ulur nivelin e arsimit, sipas PIZA – s, të fundit në çdo tregues. Ju po kërkoni lavdinë e humbur me përrallat që u tregoni emigrantëve nga Greqia në Itali e deri në Londër.
Pse drejtësia nuk e lufton krimin elektoral? E kuptoni se pas çdo karriere të pamerituar fshihet një maskarallëk?” Me ndihmën e kartonave arritët të aprovoni ligje me porosi nga mafia e oligarkët siç janë: ligji për legalizimin e kanabisit, për shembjen e Teatrit, mediat audiovizive, për lojrat e fatit, lotarinë kombëtare, ligjin për koncesionet, PPP – të, autostradën Milot – Balldre.

Lartësove kriminelët dhe poshtërove njerëzit e ditur e të ndershmit. Mungon meritokracia. Nuk të vjen zor që jemi vendi më i varfër i Ballkanit? Dhe për çudi, ju nuk mbani përgjegjësi as nuk jepni llogari.
Kosovës i ngule thikën pas shpine, kur tentove të krijoje Ballkanin e hapur. Ajo i shërbente Vuçiçit dhe Serbisë, por ishte armiqësore për Kosovën dhe Shqipërinë. Uroj të mos ndodh kurrë! Nuk e di se drejtuesi apo sundimtari vlerësohet nga njerëzit që mban afër? Nuk e di se një qeveri që s’njeh kufij, norma e ligje, populli i tij nuk gëzon liri. Këtë pohonte dikur ish presidenti i SHBA – së, R. Regan.
Ju mendoni se hajdutët duhet të rrinë bashkë me të vjedhurit apo kriminelët me viktimat. Gaboheni. Dhe në fund, duhet pasur në konsideratë se shqiptarët ndihen të vjedhur e grabitur, të braktisur e shantazhuar, të papërfaqësuar, të harruar e të tradhëtuar. Keni humbur sensin e masës.





















