Instituti Shqiptar i Shkencave kallëzim në KQZ: Si u përdorën nga pushteti asetet publike për zgjedhje

241
Sigal

Përdorimi i fondeve publike, parave të tërmetit apo lekët nënë dorë ishin disa nga ‘armët’ që rilindja përdori në zgjedhjet e 25 Prillit për të blerë votat e shqiptarëve. Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) me Drejtoreshë Aranita Brahajn, i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ku i përmbledh të gjitha abuzimet e bëra me fondet publike para periudhës zgjedhore.

Në konkulizionet e AIS rezulton, se vetëm 1 javë para zgjedhjeve qeveria qendrore i ka kalaur pa as jë akt normativ Bashkisë së Durrësit në mënyrë abuzive fondin prej 926 449 664 Lekë, me qëllim pagesën për banorët e prekur nga tërmeti, ndërkohë që nuk ka patur asnjë verifikim statusi, duke ngritur dyshime të forta se paratë janë shpërndarë për qëllime të pastra elektorale.

Krijim Fondi nga Qeveria Qendrore për Bashkinë Durrës, në data të fushatës zgjedhore pa Akt Normativ dhe Ligj, në mënyrë abuzive me VKM në vlerën 926 449 664 Lekë. Në këtë mënyrë në data e fushatës zgjedhore krijohet fond ekstra për pushtetin vendor.

– Kategorizim fondi si “Transferta tek Individi” dhe jo si “Shpenzim Kapitale”.

– Miratim lista përfituesish pa verifikim statusi “emergjence në strehim” dhe “nevojë për ndihmë”.

– Favorizim ndryshim i statusit dhe nivelit të përfitimit nga DS1 në DS2 dhe DS3, ndryshime të bëra në data të fushatës zgjedhore.

– Ekzekutim i pagesave në Thesar një javë përpara datës së Votimit në 25 prill 2021, 16 muaj pas Fatkeqësisë dhe 4 muaj pas fillimit të Vitit Buxhetor.

– Abuzim me mosvlerësim të nevojës për ndihmë sipas emergjencës dhe gjendjes vulnerabël’, thuhet në konkluzionin e AIS.

Gjithashtu Instituti Shqiptar i Shkencave ka renditur edhe datat kur janë kryer transfertat bankare nga ana e Bashksië së Durrësit tek individët, ccka tregon shkelje të rëndë ligjore dhe shpërdorimin e parave publike nga ana e institucioneve shtetërore në shërbim të fushatës elektorale dhe mbështetje të subjektit politik Partia Socialiste.

Ndërkohë AIS thekson se e njëjta gjë ka ndodhur në të gjitha bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti, ku 4 muajt e parë të 2021-t janë përdorur për të shpërndarë para tek individë të caktuar me pretendimin e prekjes nga tërmeti, por me qëllime të pastra elektorale.

Sipas AIS shuma e parave të shpërndara tek individët në 4 mujorin e parë të 2021-t ëhstë më e madhe se shuma e shpërndarë në 12 muajt e vitit 2020-të, ku qytetarët vecc mungesës së strehiti përballeshin dhe me pandeminë.

Vetëm 9 ditë përpara zgjedhjeve janë miratuar ndryshime dhe shtesa vlerë përfitimi, nga Niveli i dëmtimit DS1 në DS2 apo DS3. Pra për disa individ nga 100 mijë lekë granti i rindërtimit shtohet në 500 mijë Lekë, (VKB

Nr. 46, datë 14.04.2021 dhe VKB Nr. 51, datë 14. 04.2021)8 Bashkia Durrës në data te fushatës zgjedhore ka urdhëruar dhe ekzekutuar përmes Thesarit Transferta tek Individët në vlerën 744 469 274 Lekë. Transfertat janë urdhëruar kryesisht në datat 12 deri 24 Prill 2021 9. Gjatë gjithëmuajve post tërmet, Bashkia Durrës ka dhënë në total Transferta tek Individët dhe Transferta Korente Biznese për Rindërtim rreth 4.1 miliard lekë, me një mesatare mujore prej 245.9 milion, mesatare tre herë më e vogël se pagesat e ekzekutuara në datat fushatë muaj zgjedhor. Ndërkohë që gjatë muajit pas zgjedhjeve 25 prill – 25 Maj 2021 Bashkia Durrës, për këtë fond ka dhënë vetëm 3 milion lekë të tjera’, thuhet në denoncimin e AIS.

Më tej AIS denoncon edhe MInistrinë e Rindërtimit e cila  nuk ka reflektuar qartë Kushtin e Emergjencës për Strehim për Familje pa strehë duke i vendosur ata në kushte pritje mbi 16 muaj, njësoj si ata që kanë pësuar dëmtime jo në banesën e parë dhe të domosdoshme për strehim, por në banesën numër dy apo më shumë si banesë mirëqeniedhe luksi.

Është vonuar ndihma mbi 15 muaj për Të Pastrehët e Fatkeqësisë dhe në asnjë akt të miratuar nuk është bërë diferencimi i situatave të ndryshme të përfituesve’, thuhet në denoncimin e AIS.

Instituti Shqiptar i Shkencave me Drejtoreshë Ekzekutive Arianita Brahajn, i bën thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që bazuar në të gjitha faktet dhe provat të nisë sa më parë një hetim administrativ.