Kombëtarja europiane merr lajmin e keq, sulmuesi dëmtohet disa ditë para EURO 2020

192
Sigal

Një lajm i keq vjen për Poloninë vetëm disa dit para startit të Kampionatit Europian, ku sulmuesi Arkadius Milik nuk do të grumbullohet me kombëtaren e tij për shkak të një dëmtimi në gju.

27 vjeçari luftoi me kohën për të kapërcyer problemin, por nuk ia doli dot. Milik qëndroi dy javë jashtë fushave, por mjekët e ekipit vendosën të mos rrezikonin dhe ta linin në shtëpi sulmuesin e Marsejës.

Një humbje e madhe kjo për kombëtaren polake, e cila gjithashtu ka konfirmuar dhe mungesën e sulmuesit tjetër, Kristof Piatek.

Tani më Robert Levandovskit i duhet të bëjë në kompeticionin e verës vetëm me sulmuesin polak të PAOK-ut, Karol Sfinderski, të cili fati i rezervoi një vend titullari në Kampionatin Europian.