Flet Ing. Xhafer Murseli: Kush vërtetohet se ka futur dorën në hambarin e shtetit, atë dorë që ka fut brenda, ajo dorë i shkurtohet.
Shqipëria dikur si Katari, sot si vendet afrikane
– Shpëtimi i kombit shqiptar janë qymyri i Kosovës, gazi dhe nafta e Shqipërisë!
– Ai që do bëhet pronar i qymyrit të Kosovës, do të ndërtojë TC në tokën tonë, me qymyrin tonë, me “argatë” shqiptar.
– Politika shqiptare asnjëherë nuk ka treguar se ҫu bë me naftën dhe gazin që të paktën i plotësonin dhe tejkalonin nevojat vendore.
-Shqipëria do rimëkëmbet kur pasuria kombëtare t’u kthehet shqiptarëve, shtetit dhe jo matrapazëve.
Po Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut shqiptare, pse ecin 100% të kundërtën e Katarit kur janë të pasura me pasuri si Katari?
Çfarë ka të përbashkët Shteti Katar me Gjeografinë shqiptare?
Kohët e fundit pata rastin të lexoj në gjermanisht përshrimin për pjesëmarrje në konkursin internacionale nga Die Qatar General Electricity and Ëater Corp (Kahramaa), përshkrim ky për të cilin kanë shumë interes kompani gjermane për ngritjen e parkut diellor 800 Mëp me sistem parabolik-koncentrik, që do ngrihet në Katar. U bëra kurreshtar, hulumtova dhe lexova pak më shumë për Katarin edhe jashtë kësaj fushe dhe i befasuar bëra një krahasim me tokat dhe shtetet e gjeografisë shqiptare. Katari është një shtet me sipërfaqe të vogël; me vetëm 11.627 km². Pavarësinë e plotë e fitoi në vitin 1971 duke u pavarsuar nga Mbretëria arabe. Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2021 Katari ka 2.677.001 banor. Rreth 1.9 milion njerëz punojnë.
Nga ky numër i popullsisë vetëm 10% janë vendas, kurse pjesa tjetër punonjës të ardhur kryesisht nga Azia jug-lindore dhe nga Afrika, por edhe nga të gjitha kontinentet.
Në vitin 1950 katari kishte vetem 50.000 banorë. Sistemi shëndetësor është falas për vendas.
Sistemi i arsimit në të gjitha kategoritë është falas. Qytetarët janë të liruar nga tatimi në fitim.
Shpenzimet e ujit dhe rrymës falas. Pas Pavarësisë së plotë të Katarit i gjithë ky zhvillim është arritur falë mirëmenazhimit të pasurisë kombëtare të gazit dhe naftës, që posedon gjeografija e shtetit të Katarit duke e sjellur korrupsionin zyrtarisht në O.
Kush vërtetohet se ka futur dorën në hambarin e shtetit, atë dorë që ka fut brenda, ajo dorë i shkurtohet.
Në vitin 2005 shteti i Katarit themeloi fondin shtetëror për vendas Investment Authority (QIA), dhe sipas statistikave shtetërore ky fond në fund të vitit 2017 posedonte 335 miliard dollar mjete rezervë, me tendencë rritje për secilin vit.
Po gjeografia shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut- shqiptare, pse ecin 100% të kundërtën e Katarit kur janë të pasura me pasuri po si Katari?
Pse populli shqiptar lejoi që politikuajt e vet t’i qesin në treg pasuritë multimiliardëshe të ngjashme në vlerë monetare me ato të Katarit?
Përgjigja në këtë pyetje është shumë e thjeshtë:
Edhe populli shqiptar do ecë dhe do zhvillohet si Katari, atëherë kur pasuria kombëtare e grabitur nga politika antikombëtare në bashkëpunim me bandat gjoja biznesmen të kthehet në pasuri shtetërore dhe atëherë kur dora e krimit ekonomik do e paguajë këtë krim me mungesë dore.
Shpëtimi i kombit shqiptar janë qymyri i Kosovës, gazi dhe nafta e Shqipërisë !
Pse këto ?
1.Sepse duke ju ofruar shqiptarëve burime të huaja energjetike, do t’i bëjnë të varur për jetë të jetëve, duke i futur në kredi për ta paguar gazin rus gjithherë më të shtrenjtë.
- Duke ju thënë se qymyri nuk bën të digjet sepse liron shumë CO2, do të dalë dikush që do të bëhet pronar edhe i qymyrit të Kosovës sikurse u bë i naftës, gazit dhe i burimeve minerale në Shqipëri, dhe ne shqiptarët do të sillemi rrugëve të botës, do asimilohemi duke kërkuar jetë më të mirë!
Ai që do bëhet pronar i qymyrit të Kosovës, do të ndërtojë TC në tokën tonë, me qymyrin tonë, me “argatë” shqiptar, do shes rrymë ku të dojë, do na furnizojë edhe neve me çmime të shtrenjta, do na e ndotë atmosferën dhe kush s’do ja përmend.
Nuk i dijmë cilat ishin rezervat dhe resurset e gazit natyror apo naftës që veç ishin në shfrytëzim në shtetin amë Shqipëri.
Politika atje, asnjëherë nuk tregoi se ҫu bë me naftën dhe gazin që të paktën i plotësonin dhe tejkalonin nevojat vendore.
Dhe politika, në vend se të mirret me zhvillimin dhe përparimin e vendit, është marrë dhe po mirret pandalur me zbatimin e projekteve strategjike të huaja sikurse Ballkani i hapur, duke gënjyer popullin se është në të mirën tonë, sikurse thonin për ndryshimet kushtetuese që i hoqën autonominë Kosovës në vitet e 90-ta.
- Cila është zgjidhja?!
Mos heshtja e intelegjencës, duke filluar nga akademitë e shkencave, universiteteve, shkollave, rinisë studentore etj, dhe ngritja e nivelit të vetëdijës popullore që t’mos pranojnë dushk për gogla nga politika e cila ha bukën e popullit dhe punon për interesa të hueja.
Andaj mos u MASHTRONI i nderuar popull, por analizoni me kokën tuaj ngase janë në interesin e gjeneratave në vazhdim pasuritë natyrore të vendit tonë.
Ja se çfarë mund të ndodhë kur mënyrat e shfrytëzimit të naftës nga nëntoka, prishin ekuilibrin gjeologjik natyror.
Për t’u ruajtur nga ngjarje të tilla, në Shkencën e shfrytëzimit të grumbullimeve të naftës dhe të gazit, ka një discipline, e cila është emërtuar “Ruajtja e Nëntokës”. Në të gjitha rregulloret e industrisë së naftës dhe të gazit, parashikohen masa të rrepta për të mos pasur aksidente të tilla. Në të gjitha Ndërmarrjet nxjerrëse dhe deri në institucionet drejtuese qëndrore të shtetit, ka pasur njësi të posaçme që kontrollonin masat për ruajtjen e nëntokës dhe dënimet kanë qenê të rrepta. Fakti që shfrytëzimi i vendburimeve të naftës sot, kryhet nga kompani të huaja, nuk do të thotë që shteti të jetë jashtë përgjegjësisë për ruajtjen e nëntokës dhe mjedisit sipërfaqësor në vendburimet e naftës dhe të gazit. Mos harroni se çfarë janë thënë dhe shkruar për këto ngjarje vitet e shkuar! Shteti, por edhe Ministria e Energjitikës dhe Instituti i Gjeoshkencave Departamenti i Sizmologjisë, sot kujtohen që u dashkan të tjera aparatura për të rritur numrin e vrojtimeve dhe për të nxjerrë përfundimet për origjinën e tërmeteve mbi vendburim dhe rreth tij. Mungesë e theksuar përgjegjësie e atyre instancave, por edhe e specialistëve naftëtarë, që janë të shtërnguar të heshtin. Rregulloret e Industrisë së Naftës dhe Gazit, janë ndërtuar pas mësimeve të hidhura gjatë historisë shekullore të nxjerrjes së naftës. Edhe historia e zjarreve shekullorë të ashtuquajtura të Apollonisë së Fierit, janë pikërisht ngjarje të tilla të shkaktuara nga faktorë natyrorë që ne i quajmê “prishje tektonike” por janë po të njêjtët faktore si ato që krijohen nga një shfrytëzim i pa kontrolluar.