Skandal, investohet në një shkollë që ka qenë e rikonstruktuar njëherë në vitin 2001

406
Sigal

Abuzim me fondet në shkollën 9-vjeçare në Komunën Polis në Librazhd. Firma fituese me dokumente false

Me buxhetet e shtetit vazhdon të abuzohet, konkretisht bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës  9-vjeçare Polis-Gurëshpatë, në Komunën Polis të rrethit të Librazhdit. Një shkollë që është rikonstruktuar në vitin 2001 nga subjekti “Hoxha sh.p.k” Librazhd, banorët e zonë dhe disa prej mësuesve e kundërshtojnë këtë investim, për faktin se nga buxheti i shteti janë dhënë para për këtë shkollë dhe nuk ka se përse të jepen për së dyti, kur Polisi ka nevojë për rikonstruksion të shkollave të tjera dhe jo për këtë shkollë. Por sipas prej tyre kjo është një vjedhje e pastër. Janë plot 14 110 420 (katërmbëdhjetë  milionë e njëqind e dhjetë mijë e katërqind e njëzet lekë) duke i shtuar edhe TVSH ose vlera e plotë  16 932 504 e tenderuar 170 milionë.

Abuzimi

Shkolla mundet të ketë nevojë për riparim për çatinë apo për rrethimin që po i bëhet, por nuk ka nevoje për çati të re dhe konstruksion mbajtës me kolona, trarë dhe arkitrarë. Pasi kjo është me mure guri dhe e qëndrueshme. Në ata kohë kur është bërë rikonstruksioni në vitin 2001, ka qenë kryetar i Komunës, Musa Tola, i cili e di shume mirë që kjo shkollë është rregulluar një herë pasi një numër i madh shkresash e kërkesash u bënë për t’u rikonstruktuar. “Madje dhe në Zyrën Arsimore të Librazhdit duhet te jenë dokumentet e marrjes në dorëzim të kësaj shkolle, ku inxhinier në Zyrën Arsimore ka qenë Arben Allko, i cili në ata kohe ka qenë korrekt. Si mundet të bëhet rikonstruksion mbas rikonstruksioni çdo 10 vjet?”, tha Tola.

Firma fantazmë

Sipas burimeve konfidenciale të marra, firma fituese (Shqiponja 06 sh.p.k) ka qenë e paracaktuar, sepse janë skualifikuar firma të fuqishme me kapital themelor dhe CV të shkëlqyeshme dhe fiton firma që ka vetëm lopata. Janë skualifikuar: “Bajrami N” me vlerë 12 milionë dhe “ALDOK” me 13.6 milionë për mungesë dokumentacioni si certifikata ISO…etj.. Janë kualifikuar me vlerë të plotë “Shqipoja 06” dhe “ERGI sh.p.k”. Kur edhe këto kanë patur mungesë dokumentacioni si p.sh: “Shqipoja 06” nuk ka CV  për këtë lloj pune dhe certifikatë ISO… (sipas burimeve konfidenciale mungon dhe certifikata ISO) dhe “ERGI sh.p.k” nuk ka licencën teknike NS-18 bazuar në licencën nr.4047/8 datë 27/11/2011. Pra tenderi sipas ligjit 9643 duhej të anulohej për mosplotësim kriteresh të kërkuara për tenderin. Meqenëse ka qenë i përzgjedhur fituesi, fitues për të vjedhur paratë e shtetit është kualifikuar “Shqiponjë 06”, sipas përllogaritjeve të përafërta diferenca midis fituesit dhe firmës më vlerë më të ulët dhe fituese 30 milionë lekë.

Kontrata

Kontratë e lidhur më datë 27.09.2012, me operatorin “Shqiponja 06 sh.p.k”. Komuna Stravaj me Nipt: K77524602L, e cila ka certifikatën ISO 9001-2008 të falsifikuar. Që të marrësh certifikatën ISO 9001-2008 duhet të plotësosh shumë kushte. Firma “Shqipoja 06” nuk ka as edhe një lopatë, e jo të këtë certifikatën ISO. Mbrapa kësaj firme qëndrojnë disa titullarë dhe “Shqipoja 06” ka vetëm emrin dhe asgjë më shumë. Për të zhbiruar më tepër ju takon strukturave shtetërore për të gjetur se “ku fle lepuri” dhe ku shkojnë paratë e shtetit dhe të taksapaguesve shqiptarë. Kur Bashkimi Europian, SHBA,  kërkojnë me të madhe luftën ndaj korrupsionit asgjë nuk bëhet në këtë drejtim. Polisi ka edhe eksperiencën e një ujësjellësi që kurrë nuk u bë, sepse vetëm paratë qarkulluan. E përsëri vazhdon avazi.