Infermierja u thirr për një lindje në orën dy të natës, ambulanca po e kthente për në shtëpi, si ndodhi aksidenti në Gjirokastër

355
Sigal

Adelina Rezvani është infermieria e cila u plagos në Sarandë, pasi ambulanca i përplas me një BMW X5 në Gjirokastër.

Infermierja Adelina Rezvani u thirr në dy të natës për një lindje.

Pasi përfundoi punën, në katër të mëngjesit po kthehej në shtëpi dhe shoferi i ambulancës, Aleko Kajo, 54- vjeç që po e transportonte ka hyrë kundravajtje në një rrugë në kryqëzimin kryesor.

Aty është përplasur me Kosta Kacan, 24- vjeçarin djalë i një biznesmeni në Sarandë.

Rezvani u transportua me helikopter në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shoferët Aleko Kajo dhe Kosta Kaca morën vetëm dëme të lehta.