Presidenti Meta: Prodhimet bio dibrane janë shumë cilësore dhe të shëndetshme

262
Postimi i plote…
Prodhimet bio dibrane janë shumë cilësore dhe të shëndetshme. Megjithatë fermerët duarartë të kësaj treve hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.
Grantet, kreditë e buta, skemat konkrete për nxitjen e kultivimit të prodhimeve autoktone, shoqëruar me një marketing të zgjuar dhe efikas, do t’i jepnin frymëmarrje bujqësisë shqiptare duke rritur prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”.
Të kthejmë seriozisht vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë.
Kështu do të rikthejmë shpresën dhe do të ndalim shpopullimin e dhimbshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.
PRODHO SHQIP! BLI SHQIP! KONSUMO SHQIP! 🇦🇱
Sigal