Infermieri ngacmon seksualisht nënën e re në Spitalin e Fierit

439
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital privat në Fier, ku infermieri i këtij spitali, ka ngacmuar seksualisht nënën e një fëmije të mitur, që kishte shkuar për ti bërë analizat mjekësore vajzës së saj. Ngjarja është regjistruar fillimisht në 21 tetor 2020 dhe më pas është ripërsëritur sërish në 26 Tetor, ku infermieri i spitalit privat, ka kryer ngacmimin seksual të nënës së re, duke e prekur atë në vendet intime. E gjitha ka ndodhur brenda një dhome konsultimi të spitalit privat.

Për këto gjeste të pahijshme dhe aspak profesionale, mësohet se infermieri 30 vjeçar, Afrim Llazi, është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, e cila i ka komunikuar akuzën e “Ngacmimit seksual”. Në dosjen e hetimore, tregohet qartë se infermieri, Afrim Llazi, ka kryer veprime të pahijshme, veprime të një “hamshori maniak”, ndaj një nënë të re,e cila ishte paraqitur në ambientet e spitalit privat për hallin e fëmijës dhe jo për tu dëfryer me infermierin e spitalit. Për shkak të provave të grumbulluara, këtë javë prokuroria ka kërkuar dënimin e Afrim Llazit me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria përfundimisht ka dalë në kërkesën për dënimin e Llazit me 2 vjet e 4 muaj burgim. Pritet që javën e ardhshme për këtë çështje të shprehet gjykata e Fierit, nëse do e dënojë ose jo infermierin e spitalit privat. “Ora News”, siguron të plotë këtë dosje penale, ku evidentohet se shtetësja me inicialet B.B, ka shkuar në spital për tu interesuar lidhur me disa analiza biologjike që do i bënte vajzës së saj të mitur. Takimin e parë e ka kryer me infermierin Afrim Llazi në datën 21 Tetor 2020, ku ai e ka ngacmuar seksualisht.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje gruas së re, por nuk i ka treguar njeriu, pasi e ka trajtuar si diçka të momentit dhe që nuk do përsëritej më. Por kur është paraqitur në datën 26 Tetor, sërish i njëjti infermier e ka ftuar për konsultim në një dhomë të spitalit dhe aty ka filluar ti flasë për rezultatin e analizave.

Njëherësh teksa fliste, infermieri i ka nxjerrë vajzës së re, organin gjenetial dhe ka filluar ta prekë atë në vendet intime. Shtetësja B.B, është larguar e tmerruar dhe pasi ka shkuar në shtëpi i ka treguar këtë ngjarje bashkëshortit të saj.

Burri e ka marrë në telefon, infermierin duke i kërkuar llogari se çfarë ishin ato veprime të turpshme dhe të ulëta me gruan e tij, në ambientet e spitalit. Por infermieri e ka mohuar këtë fakt. Për të mos e zgjidhur çështjen privatisht dhe për të mos shkuar në personalizimin e problemit, burrë e grua janë paraqitur në policinë e Fierit, duke kallëzuar penalisht infermierin e spitalit privat. Në polici është thirrur dhe pyetur edhe infermieri 30-vjeçar, i cili ka mohuar gjithçka nga ato që ka pretenduar gruaja.

Por pas bërjes së denoncimit dhe hyrjes në lojë të prokurorisë, infermieri ka dërguar njerëz të afërm të tij në shtëpinë e gruas së re, duke i kërkuar falje për atë që kishte ndodhur në ambientet e spitalit. Tashmë për këto veprime të ulëta të ngacmimit seksual në ambientet e spitalit, infermieri, Afrim Llazi, rrezikon një dënim prej 2.4 vite burgim nga gjykata e qytetit të Fierit.