Triumfi në Euro 2020, Donnarumma e bën tatuazh suksesin

182
Sigal

Gigio Donnarumma lojtari më i mirë në EURO 2020 duke bërë paraqitje fantastike. Kampioni i Europës me Italinë priti dy penallti në finale.

Ai u bë protagonist duke mos festuar kur ndali Saka të Anglisë, për shkak se nuk e kishte kuptuar se pritja e asaj penalltie i kishte dhënë titullin kampion Europe Italisë.

Donnarumma ka menduar që EURO 2020 të përjetësojë në trupin e tij, duke bërë në krah tatuazh trofeun e ngritur më 11 korrik në “Wembley”.