Zyrtare/ Kaçe e mbyll me Partizanin, mesfushori vetëm për ‘shëtitje’ në Superligë

230
Sigal

Partizani dhe Ergys Kaçe i kanë dhënë fund bashkëpunimit midis tyre. Lajmi është dhënë nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se ndërpreja e kontratës është bërë me mirëkuptim.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre,” thuhej në deklaratën e klubit “të kuq”.

Kaçe iu bashkua Partizanit në merkaton e verës, por nuk arriti të lërë gjurmë, duke u larguar kështë vetëm pas gjashtë muajsh nga klubi kryeqytetas. 28-vjeçari u aktivizua vetëm në 978 minuta mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar vetëm një asist.

Image