Indrit Fortuzin: Kur pushteti qendror dhe ai lokal gjejnë gjuhë të përbashkët, domosdo përfitojnë qytetarët

324
Sigal

Intervistë me Indrit Fortuzin, Kryetarin e Njësisë Bashkiake, nr.9, Tiranë

Njësia Bashkiake Nr.9 të është një nga minibashkitë e mëdha të qytetit të Tiranës, pra të kryeqytetit tonë që përfshin territoret nga Muzeu Kombëtar tek bulevardi qendror “Zog 1” kalon nga rruga “Mine Peza” dhe gjithë hapësira përballë, Tv Vizion Plus”, gjithsej mbi 64 mijë banorë, kur 75-80% kanë ardhur mes ndryshimeve demokratike të ‘90-s. Me qindra e qindra pallate të reja, sheshe e lulishte, rrugë, rrugica, kanale ujësjellës, puseta, ndriçim e kazanë plehrash, funksionalë, që gjithnjë kanë grafikët në ngjitje për shërbimin, duke u bërë qytetarëve jetën sa më normale, por dhe kulturës e estetikës.

Si fillim të kësaj interviste, ç’përfaqëson në vetvete kjo njësi, sepse keni mbi 3 vite përvojë në drejtimin e saj… Në një sondazh tonin, shumë banorë paraqitnin për ju, një simpati të një lloji disi të veçantë si një kryetar i ligjit dhe i qytetarëve dhe jo i ngjyrimit politik!?

 -Ju falënderoj që në fillim të kësaj interviste për këndvështrimin origjinal të pyetjes, por në fillim të bisedës, gjë që, pak e ndesh sot sepse në përgjithësi politikat dhe mediat janë shumë ngjyra me interesa e lojëra ngjyrimesh krahësh apo grupe krahësh. Unë ndonëse vij nga krahu i djathtë, nga Partia Demokratike, prej 3 vitesh kam ditur të hyj e të mbaj pranë zemrat e bashkëqytetarëve të mi. Ndoshta, ka të bëjë karakteri, ndoshta tipi disi i hapur si ish- futbollist i njohur shumë dikur. Kjo, ndoshta, ka bërë të jem komunikues në të gjitha moshat. Jam njeri social, një qytetar, në gen që e shfaq, por edhe që ua kërkoj të tjerëve. Aspak inatçi, por i rregullit dhe i arsyes sepse ndeshem edhe në jo pak probleme.

  – Larmi e madhe ngjyrimesh, karakteresh, zonash mendimesh, përplasje veri-jug, nga e gjithë Shqipëria. Njerëz që sjellin e marrin koncepte e ide të reja, por në jetë sa i përshtaten realitetit të rregullit, të detyrimeve, të mirësjelljes, të kulturës të standardeve që po kërkojnë sot që të arrijmë!?

 Po, është shumë e vërtetë, është jo pak e vështirë, që të drejtosh. Të komunikosh me larmi të madhe njerëzish që dinë, që duan, por që dhe ngandonjëherë as dinë e as duan të konceptojnë jetesën e rregullt kolektive. Detyrimet në të gjithë aspektet, që në pastërtinë e shesheve, ambienteve, mos zënien pa kriter të tyre, për qëllime fitimi biznesi (kafe apo të tjera) apo për sheshe të paautorizuara për lënie automjetesh (parkingje, madje, me pagesa, duke u bërë pengesë në lëvizje të lirë të automjeteve apo këmbësorëve me automjetet. Shumë më keq në sheshet e fëmijëve, që duhet thënë janë problematikë kryesore sot për sot, jo vetëm te ne, në zonën tonë, por kudo në kryeqytet e më gjerë. Vërtetë, ke një angazhim si shtetëror apo dhe privat, por këtu për fëmijët tanë duhet të bëjmë më shumë. Biznesi privat tanimë, duhet theksuar, është fuqizuar jo pak dhe duhet të jetë më i ndjeshëm në ngritje, por duhet të ketë një bashkëpunim me ne si minibashki. Kjo do ishte madhështore se, në fund të fundit do të tregonte një shoqëri gjithnjë e në rritje. Dhe në “Zot” është sevap që t’u krijosh kushte sa më të lumtura jetese fëmijëve.

      – Në njësinë bashkiake, sa është fiksuar shërbimi nga punonjësit e administratës, thjesht në shërbim klasik apo efikas, ku qytetari e njeh vetveten!?

 Sinqerisht, pyetje të tilla i kam shumë të vështira në përgjigje sepse po i shoh e i ndjej si shumë sot, ndoshta ka veçanti dhe profesionalizmi i juaj gazetaresk dhe dua të theksoj, në përgjithësi siç thotë populli “i kemi gjetur i Njeriut punën e jo punën njeriut”, sepse kur i gjen njeriut të duhur, punën e duhur domosdo s’ka nevojë për shumë sorollatje, vajtje- ardhje të mërzitshme.

 – Në kompetencat e veta si paraqiten njësitë bashkiake? A janë aty ku duhet të ishin apo kanë shumë varësi nga qendra?

 Mendoj se duhet të kemi më shumë kompetenca si: tek mbledhja e taksave -b) tek Policia Ndërtimore, c) te dhënia e shtesave për rikonstruktime d) për parkingjet (sinjalet), f) për sheshet e fëmijëve, g) mirëmbajtje rrugë –rrugica apo lulishte, ndriçimesh etj., etj..

–Një problem i madh është tek “Vizion Plus” gjatë dimrit, përmbytjet apo ndërtimet. Tek “Don Bosko” ka dy pallate që janë ndërtuar mbi kolektorin e ujërave të zeza?

 Po keni shumë të drejtë. Kam shumë nevojë për një rritje të impenjimit të punës së policisë shtetërore me ne, në disa probleme sepse efikasiteti i tyre është shumë më i ndjeshëm. Dhe pse sot, krahu socialist është në pushtet, unë dhe pse jam PD-ist e gjej gjuhën, por prapë mundësitë janë për më shumë e për më mirë. Në fund të fundit, për njerëzit, për ata punojmë (qesh). Ndriçimi rrugor nuk është shumë problematik, ndonëse ka vjedhje kabllosh si dhe thyerje llambash, ku tek disa zona periferike s’bëjmë punë të diferencuar.

      Uji i pijshëm, ndihma sociale, dy pika sa jetike aq kardinale, të ndjeshme e të prekshme jo nga pak banorë. Ka shumë probleme në këto drejtime?

 Uji i pijshëm është jo shumë problematik i përgjithshëm, pak nga zonat informale, sidomos në ndonjë zonë (tek i stacioni trenit) te disa shtëpi të ndërtuara në vitet e para të ndryshimeve ka ndonjë problem të vogël që e kalojnë shpejt apo dhe te “vilat korçare” po rregullohet denjësisht. Sa për ndihmën sociale ka abuzime, të trashëguara apo dhe sot me probleme jo të vogla. Për mua mënyra e re e ndarjes ekonomike sot është gabim. Sepse në mes të njeh njësia bashkiake, ku jeton se shteti në qendër. Në këtë dilemë kompetencash që e kemi sot duhen vënë pikët mbi “i”, o ta marrë shteti komplet, o ta heq komplet. Ministria e Punës të shikojë përfundimisht që, kjo gjë, të mbyllet. Unë kështu mendoj dhe gjykoj se është më e mirë për shtetasin.

 – Ndonjë shqetësim i lojës politike në lojë pushtetore, si “ngatërresë” apo si “pengesë” në ecurinë e përditshme jetike!?

 Ne si njësi, jemi sa një qytet i 3 apo 4 i Shqipërisë, pra me një numër të madh popullsie. Mendoj, se për ne duhet të rriten kompetencat sepse reforma territoriale duhet të rishikohet më mirë. Tirana në 5 njësi, për mua, është e gabuar. Unë them atë që ndjej, për më mirë për të gjithë, ndonëse në përgjithësi e kam gjetur dhe e gjej gjuhën e përbashkët me “kundërshtarët” e pushtetit qendror të sotëm (qesh). Duhet të theksoj se më ndihmon dhe origjina e emrit të njohur si qytetar dhe si futbollist, si dhe po nënvizoj edhe një fakt tjetër mjaft pozitiv,  njerëzit janë ndërgjegjësuar po e shohin çdo ditë se jeta e re demokratike, vërtetë ka jo pak probleme, por ka më shumë përparësi, ecje, zhvillim, kulturë etj., etj..

Intervistoi: Bujar Ferhati