Ëngjëll Musai: Mungesa e Gjykatës së Lartë mundësi e artë për bandat dhe krimin që të mos gjykohen

461
Sigal

Drejtori i gazetws “Telegraf”, Ëngjëll Musai, ishte i ftuar në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News ku deklaroi se shumica e drejtuesve rajonalë e fitojnë pozicionin e punës vetëm nëpërmjet parave dhe më pas dërgohen nga titullari për të marrë pjesë të tjera.

“Po të shikosh, shumica e drejtuesve rajonalë, jo vetëm në policinë e shtetit, por edhe pikat kyce të administratës sic janë kufiri, doganat, portet, aeroportet. Tani bëjmë vetëm rolin e të paditurit dhe të papërgjegjshmit dhe e dimë se po nuk pagove pafundësisht, nuk i merr dot ato vende. Pra ato vende i marrin me para dhe në momentin që i marrin me para, titullari e con si sejmen atje për të vazhduar e për të nxjerrë pjesën e vet për të cuar prapë pjesë të tjera”, tha Musai.

Musai sqaroi edhe arsyen përse vendi ndodhet pa Gjykatë të Lartë duke fajësuar Ramën që e bëri këtë për të liruar të gjithë bandat kriminale. Ndër të tjera dha disa arsye përse shqiptarët duhet të luftojnë për ndërrimin e qeverisë.

“Fakti që Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe në botë pa Gjykatë Kushtetuese është krimi më i madh që i është bërë këtij kombi dhe ky është bërë qëkllimmisht që nëpërmjet abuzimit me ligji, këtu të mos ketë asnjë lloj verifikimi apo padije nga ana e të gjitha institucioneve, jo vetëm opozitë por edhe institucioneve të tjera që janë kundër dhe kjo tregon se nuk është bërë rastësisht.

Mjafton të themi që nga 2007 në 2013 kur Rama ishte në opozitë, ka cuar 24 padi për të gjitha ligjet që ka miratuar PD kur ishte e vecuar. Nga 24 kërkesat, 19 i kanë dhënë të drejtë Edi Ramës. Ai e di shumë mirë se është njeri që e shkel dhe përdhos ligjin kokë e këmbë, të gjithë ato akte do i ktheheshin kundër po të kishte Gjykatë Kushtetuese. E la  pa Gjykatë të Lartë që të gjithë banda dhe krimi të mos kishin mundësi të gjykoheshin por të liroheshin.

Shqiptarët duhet të luftojnë për bukën e gojës. Prej dy vitesh kemi 70 mijë nxënës më pak pa shkolla që do të thotë gjysmë qyteti ikën cdo vit. Është një tmerr i paparë. Kemi njerëz me pensionet më të ulëta në botë. Pensioni social është aktualisht 6 mijë lekë të reja dhe ndihma që i jepet fëmijëve pa prindër 30 mijë lekë të vjetra. Ky është një krim.

Duhet të luftohet për minatorët që janë pa bukë që banda mund të nxjerrë 1 miliardë euro në vit dhe nuk u japin rrogat. Nuk paguajnë asnjë taksë në shtet. Si puna e naftëtarëve ka dhe minatorë që kërkojnë pensione, statuse dhe nuk ia miratoi njeri e hidhen në rrugë kur të duan”, tha Musai.(A.M/Faxweb.al)