Imzot George Frendo është drejt fitimit të betejës ndaj koronavirusit

256
Sigal

Gjendja shëndetësore e Arqipeshkvit të Metropolit, Imzot George Frendo është duke u përmirësuar.Në një njoftim thuhet se situata e frymëmarrjes së tij po bëhet gjithnjë e më autonome.“Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.

Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes – me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë –i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë. Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve”, thuhet në njoftim.