Ilmi S.Qazimi: Parlamenti ynë i betonuar me 140 deputetë

117
Sigal

Për gjatë këtyre 34 vjetëve klasa e pasur borgjeze shqiptare e qytetit u krijua dhe po lulëzon më së miri. Është e kopsitur me borgjezinë e huaj, me krimin vendas dhe e njohur goxha nëpër  qarqet afariste e të politikës ‘moderne’ të Europës, Amerikës madje edhe të Azisë e Afrikës. Kjo falë edhe punës aq shumë triumfale për  turizmin dhe turistët që ka bërë vetë kryetari Edi Rama dhe  administrata e qeverisë së tij tashmë skajshmërisht e korruptuar.

Ja edhe vendimi për biçim reformën zgjedhore u miratua me 106 vota.Tani deputetët shkojnë të pushojnë se janë tejlodhur. E siguruan edhe një mandat më tej, sepse përsëri do jenë 140 copë-dua të them kolltuqe dollarë prodhuese! Dhe nga këta 100 do t’i vulosë kryetari dhe të tjerët, nga dollapi e poshtë, do t’i vendosë i gjori popull!? Votuesit firojnë çdo ditë, shifra e deputetëve është betonuar, si tunelet e qeverisjes Edi Rama, 140! Ku ishim?“ Hiçgjëkundi! Kryetari përsëri, tek e fundit është babai i tërë katundit! Joo, kështu nuk ecet përpara!

 “Kur ke thesin, e nxjerr lehtë torbën”

 Përgjatë këtyre 34 vjetëve klasa e pasur borgjeze shqiptare e qytetit u krijua dhe po lulëzon më së miri. Është e kopsitur me borgjezinë e huaj, me krimin vendas dhe e njohur goxha nëpër  qarqet afariste e të politikës ‘moderne’ të Europës, Amerikës madje edhe të Azisë e Afrikës. Kjo falë edhe punës aq shumë triumfale për turizmin dhe turistët që ka bërë vetë kryetari Edi Rama dhe  administrata e qeverisë së tij tashmë skajshmërisht e korruptuar. Është fakt që si deputetë të ‘gozhduar’ në atë kolltuk për këto vite janë a s’janë shtatë-tetë vetë, si të mirënjohurit “e respektuar” Majko, Berisha, Meta, Rama, Basha etj.Të tjerët janë ndërruar. Dhe këta të ardhurit më pas e në vijimësi, janë boll nga ku mund të përzgjidhen edhe për të ardhmen. Se në parlament duhen të venë vetëm pasanikë, pasunarë dhe të kamur zullumqarë. Parlamenti nuk është vend as për varfanjakët e ndershëm, as për ‘trimat’ e çartur, e ca më pak për  njerëzit atdhetarë të ditur që u dhimbset gjaku i dëhmorëve, gjuha, trualli dhe kombi shqiptar.

Na kanë coptuar mjaftueshëm 104 partitë në pjesëza e thela aq sa edhe familjet, për të ushqyer ndonjë shpresë të rreme përfitimi, anëtarësonin  bijtë e bijat, apo edhe pleqtë, në të gjitha partitë e mundshme. Ku të delte  me bereqet. Akoma do të coptohemi më tej edhe nga kodet zgjedhore!?

Nga këta që do zgjedhim, në radhë të parë, janë ata që nuk hapin gojën por ngrejnë dorën; që dinë të bëjnë iso  me zë, heshtje dhe  mbushje xhepash nëndorë. Ata fundorët le t’i zgjedhë populli!? Shtresa e pasanikëve të qytetit nuk mund të nxitonte pa pasur mbështetjen edhe të të pasurve të rinj të fshatit. Pa i fyer aspak, këta të dytët janë kthyer si  feudalët e dikurshëm dhe e krijuan dhjamin për gjumë katër vjeçar. Madje ka edhe ish-kryetarë ish-komunash, dhe kryetarë bashkish, që kanë prona të reja, të hipotekuara, për të cilat as mund t’iu kishte shkuar ndërmend brez pas brezi; përpos vilave në qytet e brigjeve të detrave tona, edhe pishina në fshat! Paçka se mjaft prej tyre nuk dinë të flasin për njohje apo zbatim ligjesh e ca më pak për kulturë e gjuhë kombëtare. Apo se në vilat e tyre, jo të paktë janë ata që në rolin e rojës kanë të punësuar kafshë dhe njerëz, të cilët paguhen nga fondi i pagave. Pikërisht nga kjo shtresë e re pasanikësh mund të përzgjidhen edhe deputetë largpamës, të cilët sido që të jetë e njohin më afër jetën e fshatarit dhe, me hir o më pahir, do të japin ndihmesën e tyre për  zhvillim të mëtejshëm. Përvoja e këtyre 10 viteve të fundit tregoi se sa zullume janë bërë nga ish-deputetë sa thuajse gjysma e kryebashkiakëve të majtë e të djathtë, por ama’ të pastër’, po thirren nëpër prokurori e gjykata.

Pse ky copëzim?

 Censusi i vitit 2023 , me gjithë pasaktësitë që mund të ketë nxorri  sheshit se sasia e popullsisë që banon si edhe e atyre që gëzojnë të drejtën e votës në këtë territor tokësor të rruzullit që quhet Republika e Shqipërisë, (dikur është quajtur edhe Popullore edhe Socialiste) është tepër i vogël, për t’u ndarë në aq shumë zona. I ndarë në kaq e aq zona zgjedhjesh (më lejoni ta them ashtu siç na rëndojnë: zgjedhë në zverk!) nuk ka arsye. Deputeti i një të tillë zone, vallë, kë do të përfaqësojë në parlament? Pemët, gurët dhe ndonjë kafshë si gjarpër, zhapik, lepur të pa helmuar, apo dhelpër të pagoditur e merimangë të fshehur?! Njerëzit(jo pak nga të cilët figurojnë votues ndër lista), janë larguar ose refugjat brenda atdheut (b.f.nga Dukagjini në Himarë, nga Burgajeti në Kamëz etj.), ose emigrantë duke nisur nga Greqia e deri në Kili e Australi. Na kanë coptuar mjaftueshëm 104 partitë në pjesëza e thela aq sa edhe familjet, për të ushqyer ndonjë shpresë të rreme përfitimi, anëtarësonin  bijtë e bijat apo edhe pleqtë, në të gjitha partitë e mundshme. Ku të delte  me bereqet. Akoma do të coptohemi më tej edhe nga kodet zgjedhore!? Dua të them që duhet një studim më  efektiv për zonat e zgjedhësve, sasinë reale të votuesve në to, madhësinë e sipërfaqes territoriale, mundësitë konkrete për të ndihmuar njerëzit, për të qenë pranë halleve, problemeve dhe mendimeve të tyre e jo për të shtuar së koti organikat dhe shpenzimet.

Që të jem i sinqertë, na është brumosur mbresa se mbledhja e Kuvendit të tanishëm të Shqipërisë është një sallë ku ata, të ulurit në ato kolltukë, shpalosin e shpërfaqin nga vendi apo në foltore, turli lloj bidatesh, marifetesh e sjelljesh. Individë jo të paktë prej atyre që mbajnë titullin ‘deputet’ kanë manifestuar bujshëm negativitete, fjalor të papranueshëm, shfaqje antiedukative, antinjerëzore e antikombëtare deri në paradoksin: djegie karriges, hedhje shashkash tymuese me ngjyrë në sallë, hedhje letrash surratit të kryetarit, goditje rojes së shërbimit…

Një numër, një emër

 Një “biná me shumë kate, me një numër të madh hyrjesh e dhomash, tualetesh etj.”është në realitet ‘godina’ institucionale e Kuvendit aktual të Shqipërisë. Le të kujtojmë vetëm që struktura e Kuvendit ka 21 shërbime; duke llogaritur sikur me minimum 3-5 vetë në secilin sektor bëjnë 63 -105 rrogëtarë. Po shoferët, bodigardët (lexo: rojet personale) e ata të anekseve jo të dukshme? Harxhimet për këtë lukuni njerëzish që punojnë pak e marrin shumë, (sepse kështu është ndërtuar ligji), janë kolosale krahasuar me gjendjen ekonomike, të prodhimit e të konsumit, të bazës materiale e të asaj teknike që zotëron shteti ynë në këto vite. Janë peshë krejt e papërballueshme për ne taksapaguesit. Përmendim vetëm koston e lartë të katër ‘artikujve’ dhe treguesve që ‘posedojnë’me e pa kriter, këta deputetë dhe shumatorja alarmante e atyre që shoqërojnë ligjërisht deputetin: kohë, naftë, letër, pará. Le pastaj, të gjorët deputetë, miratuan këto dy vite ngritje pagash për veten e tyre pa harruar edhe një rrogë shtesë shpërblim se janë lodhur nëpër komisione!? Lejomëni të kujtoj se para disa vitesh, vetëm funksioni i Kryetarit të Kuvendit ka pasur,veç të tjerësh, edhe tri sekretare portokolli (më falni nëse nuk e kam të përpiktë emërtimin, por kam të saktë shifrën), ku së fundmi, siç tregojnë, njëra syresh u pushua (!) nga puna vetëm se nuk kish njoftuar shefin për iks problem. Ndodhia u evidentua  në një njësi administrative të Tiranës, ndërkohë që shefi ndodhej jashtë shtetit ‘me punë’ dhe nuk arriti ta merrte vesh në kohë ngjarjen! Të gjithë e dimë se  deputetët kur kërkojnë votën, s’lënë gjë pa premtuar. Por pasi marrin kolltukun, nuk u duket më fytyra ndër zonat ku u zgjodhën! Numura shumë, punët lumë e më lumë!

Sikur kolltukët të kishin gojë të flisnin…

 Që të jem i sinqertë, na është brumosur mbresa se mbledhja e Kuvendit  të tanishëm të Shqipërisë është një sallë (dikush atje lart, padrejtësisht e ka fyer duke e quajtur edhe stallë! Një folës krejt i padëshiruar e i pakulturë ishte ky!) ku ata, të ulurit në ato kolltukë, shpalosin e shpërfaqin nga vendi apo në foltore, turli lloj bidatesh, marifetesh e sjelljesh. Individë jo të paktë prej atyre, që mbajnë titullin ‘deputet’ kanë manifestuar bujshëm negativitete, fjalor të papranueshëm, shfaqje antiedukative, antinjerëzore e antikombëtare deri në paradoksin: djegie karriges, hedhje shashkash tymuese me ngjyrë në sallë, hedhje letrash surratit të kryetarit, goditje rojes së shërbimit…

Ka pasur jo pak raste që disa deputetëve për gjithë legjislaturën nuk iu është dëgjuar zëri. Le pastaj niveli intelektual, kulturor, shkencor dhe arsimor i jo pak deputetëve që lë shumë për të dëshiruar! Nuk dinë të flasin, sepse nuk e njohin historinë e vendit, nuk kanë guximin e nevojshëm dhe iu mungon si kurajo civile ashtu edhe kompetenca arsimore. Sikur të bëhej një sondazh me temë:”Cilin libër ke lexuar”, jam mëse i sigurtë se deputetët do të delnin “çipllak”, të zbuluar.

Ka rënë shumë në sy nëpër ekrane se kjo sallë asnjëherë nuk u mbush  plot, ngase, siç duket, deputetët kanë shumë punë të tjera më të rëndësishme”për kombin”. Sikur kolltukët të kishin gojë të flisnin, ne votuesit do të zinim ulërimat! Edhe për mungesat në mbledhje edhe për fjalët, mesazhet, telefonatat, gjestet…e kolltukmbajtësve.

Ka ardhur koha që të vendosen kritere të rrepta për ata që do të propozohen për deputet, duke nisur që nga njohja e gjuhës shqipe, e moralit dhe etikës deri tek minimumi i pagës,që duhet të paracaktohet jo fort e largët me pozicionin  mesatar të pagës së nëpunsave  shtetërorë. Nuk jam për barazitizëm idealist të Zh.Zh.Rusoit, por të ruhen disa raporte optimale dhe në organin më të lartë të venë njerëzit më të mirë, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale.

Le të shohim fqinjët dhe më larg…

 Ja edhe diçka për krahasim momental, edhe pse të pjesshëm, nga ku dalin vetë përfundimet: Greqia me 11 milion banorë ka 349 deputetë. Estonia, Maqedonia e Veriut, që kanë popullsi afërsisht të barabartë me Shqipërinë kanë respektivisht 101, 120 deputetë. Kina ka tremijë deputetë që përfaqësojnë atje lart, një milard e katërqind milion njerëz. Shqipëria, përse të ketë 140? Edhe pak më tutje:Kuvendi Popullor i rendit socialist shqiptar  kishte 250 deputetë. (Por ju kujtoj këtyre votuesve që nuk e dinë, se 86% të tyre jetonin në bazë, tek populli, ku kishin një detyrë të mirëfilltë funksionale, për të cilën edhe paguheshin, dhe krahas, si deputet merrnin një përqindje të vogël shtesë page). Krejt ndryshe nga gjendja e sotme, ku deputeti merr pagën mbi dyqindmijë lekë të rinj. Po ashtu popullsia ishte relativisht më e madhe se kjo e tanishmja. Me shifrën 250 e nisën  edhe pluralistët tanë të parë, por pas disa vitesh, u hodh një hap objektiv dhe u vendos që të kemi 140 deputetë. Ka 25 vjet që shifra mbeti këtu. Po ç’na duhen kaq shumë deputetë vallë? Këta, njëqind e dyzet rrogëtarë të lartë, s’janë veçse mbipeshë e pajustifikuar përmbi zgjedhën tonë të taksave e të kostos shumë të lartë të jetesës, në situatën e tjetërsimit të truallit e të goditjeve që që po i bëhen kombit. Ka ardhur koha për pak e saktë. Afërsisht, çdo bashki, veç Tiranës, Durrësit e ndonjë qyteti tjetër me popullatë të përqendruar, duhet të ketë një deputet. Kjo është e bollshme dhe plotësisht e mundshme. Shqipërisë i mjaftojnë 70-80 deputetë. Është tepër primitive, madje antipopullore (sepse tek e fundmja, antipopullor është vetë sistemi kapitalist), që emrat  e kandidatëve për deputet t’i vendosë kryetari i partisë me një listë të gjatë. Kryetari i partisë nuk përfaqëson kurrë një popull, por një grup njerëzish, një organizatë  përçarëse dhe një alternativë të biznesit në politikë, për të mos lënë pa përmendur edhe më të keqen, një grup mafioz që përfaqëson ‘të deleguarit’ e krimit botëror kapitalist në Shqipëri. Dhe na ndodh që kur(larg qoftë), vdes një deputet, funksionari përkatës njofton: ‘hajde, vazhdo radhën sipas listës…!’ dhe vjen zëvendësuesi (që nuk dihet se ç’ është) e zë kolltukun në radhën harkore moderne ku ishte ulur i ndjeri!

Çfarë duhet bërë?

 Mesa duket asgjë e re nuk ka për t’u bërë edhe këtë vit, sepse  vendimi që u miratua dje e lë ujin që të vijojë të qelbet e të qelbet. Të krijohet përshtypja se, të huajtë  sundues siç janë amerikanët gjykojnë se këtu në këtë vend  nuk ka njerëz që dinë të mendojnë e të veprojnë në interes të shqiptarëve, por vetëm servilë të të huajve, njerëz sharlatanë si kryetari i qeverisë Edi Rama, njerëz vandalë si Sali Berisha dhe të tjerëve hiqu vizën! Do të ishte gjëja më e mirë që deputetët t’i zgjedhte patjetër vetëm populli që i njeh bijtë e tij. Mirëpo edhe për këto zgjedhje as që i shkoi kujt në mendje se shifra 140 na është bërë gogol. Mbase ndokush e ka dëgjuar një debat deputetësh të këtyre ditëve ku më mbetën në mendje fjalët :” O filan, ti nuk erdhe në kolltukun e deputetit se je burrë i mirë, por se të solli partia!” E bukur ëëë”?! 140 deputetë është shifër absurde, që injoron tërë inteligjencien e këtij populli të lashtë dhe me kulturë e traditë lufte e pune. Shpresohej se mbase do delte një grup njerëzish të ditur që të hedhin teza sa më realiste për rregullimin e këtyre anomalive të kodit zgjedhur, që rëndojnë mbi kurrizin e popullit të thjeshtë. Por asgjë nuk u bë. Dihet se rrallë ndodh që edhe pasuria edhe mendja e ndritur të jenë bashkuar në trupin e një personi, mbasi njerëzit  në rendin me klasa shtypëse dhe të shtypura, nuk i bëjnë garat për mirësi e drejtësi,  por për pasuri e lavdi. Në vendin tonë tek këta individë “edhe padija edhe krenaria ecin si trupi e hija”ndaj është shumë larg mbrothësia e kombit. Dihet gjithpoaq që këto dy kuçedra, pra prona private e rënduar dhe lavdia e pamerituar sjellin kryesisht fatkeqësi. Po është gjithashtu fakt i njohur,që në mesin tonë ka jo pak njerëz të ditur, profesorë me integritet, dijetarë me dinjitet dhe shkencëtarë me peshë kombëtare e ndërkombëtare. Njëherazi ka edhe  pasanikë  me mend dhe atdhetarizëm; ka njerëz diplomatë prej natyre a me shkollë,si dhe me kamje të spikatur;ka mjaft të këtillë që iu dhimbset atdheu, kombi, gjuha,kultura e për më tepër që dinë të mendojnë me tejpamësi nevojën e ligjeve, hartimin dhe vendosjen e tyre në funksion të zhvillimit bashkëkohor kapitalist, ashtu si mbarë Europa e lodhur nga majmëria dhe Amerika e sofistikuar imperialiste, duke mos harruar që jemi të vegjël dhe duhet me çdo mënyrë të mbrohemi nga asimilimi. O votues shqiptarë, nuk na duhen më 140 deputetë! Mjaftojnë,së shumti tetëdhjetë. Dhe këta duhet t’i zgjedhë vetë e direkt populli e jo kryetari i partisë.