‘Iku një ministër torollak dhe i frustruar!’

447
Sigal

I neveritshëm edhe në dorëheqjen e tij me një tekst të poshtër. E vuri policinë në shërbim të pushtetit personal të Ramës, rekrutoi në polici njerëz të imkriminuar, s’luftoi asnjë bandë. Krijoi një polici të dhunshme ndaj qytetarëve të thjeshtë (duke u marrë pronën dhe jetën atyre), por të nënshtruar ndaj miliarderëve të drogës, guxoi dhe doli e na foli prapë si cub kaçubes! Ishte më i poshtëri i gjithë ministrave të brendshëm se të paktën dy të parët, kishin një farë sqime politike. Ky si tip i frustruar që s’kuptonte asgjë, një tip inferiori që idendifikimin e kërkoi dhe e arriti nëpërmjet dhunës sa herë që i jepej rasti. Ky merrte kënaqësi kur e lëshonte gazin në vend të oksigjenit dhe i vinte në qafë këpucën e policit artistit te Teatri, studendit protestues, gazetarit të pavarur, qytetarit që mbronte pronën e tij te Astiri, etj. Por, largimi i tij nuk do ta bëjë më të mirë policinë, mos të kemi asnjë iluzion për këtë, përkundrazi. Nëse policia e Lleshit kishte për mision t’i garantonte krahët e pushtetit Edi Ramës, tani do të kemi një polici më të poshtër se kjo e këtij. Policia tjetër tani ka për të qenë një tufë kaçakësh me uniformë, që me dhunën e shtetit në duar do ketë si mision të vetëm t’i japë mandatin e tretë Edi Ramës. Prandaj, për aq kohë sa arkitekti i vërtetë i shpërdorimit të policisë Edi Rama, do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit, qytetarët shqiptarë nuk do kenë më një polici të tyre, që tu mbrojë jetën, pronën, rendin dhe sigurinë. Turpi do ta mbulojë qytetarin Sandër Lleshaj për instrumetalizimin e kësaj policie në dëm të qytetarit, për vrasjen e paprecedentë të një biri nëne të pafajsëm.Por, në këtë ikje, të paktën, nuk kishte pse e bënte pis emrin e nderuar të Pater Anton Arapit duke e cituar në kontekst të gabuar atë, pasi nuk është fare rasti i tij. Është e kundërta e tij, është në krahum e djallit, jo të ëngjëllit. Është në krahun e atyre që e vranë Paterin e ndierë. Sandër Lleshajn dhe ndërgjegjen e tij, nuk ka më kishë a prift që e shpëton dot, as Pater Anton Arapi nuk i bëhet dot arkë shpëtimi këtë rradhë. Ishte katolik i keq ky, pa din e iman. Megjithatë, bandat do jenë edhe më të lumtura pas këtij rasti ngaqë ministri i ardhshëm do t’u ketë nevojën atyre për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe juntës së tij. Aksionet e tyre do rriten së tepërmi tani në tregun elektoral.

Nga Roland Bejko