IKMT rinis aksionin për shembjen e banesave te ‘5 Maji’, banorët në lot: I kemi me dokumente, ku do të jetojmë tani?

129
Sigal

IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e katër banesave të tjera në lagjen “5 maj” në kuadër të procesit të rindërtimit.

Banorët janë të revoltuar dhe kërkojnë marrëveshje sipas ligjit, ndërsa ka nisur prishja e dy prej shtëpive.

Në një prononcim për mediat ata thonë se po u merren shtëpitë me forcë edhe pse janë të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme.

Mësohet se nga katër shtëpitë e planifikuara për tu shembur, vetëm njëra ka rënë dakort me marrëveshje.

“Nuk po shkëmbehet pronë këtu, po vidhet”-u shpreh një nga banoret.

Banorët e lagjes “5 maj”: Ataa duhet të më trokasin në derë me avokat dhe të shkëmbehet prona. Kjo është vjedhje e pronës, të dal unë pas 40 vitesh e të pres të marr banesë sociale. Çfarë kërkojnë këta njerëz në pallat?

Shtëpinë e kam me dokumente, po e shembin pa vendim.

Është shtëpia ime mor zotëri!

-Ka ardhur një ushtri të na prishë shtëpitë me forcë, kanë ardhur që në 6 të mëngjesit. Jemi në process gjyqësor, nuk kemi rënë dakort me firmën ndërtuese.

Aty është dhe një biznes dhe nuk e vlerësojnë si të tillë. Unë e kam me hipotekë e tapi të vitit 1991.

-Kjo është luftë me civilët, kam 40 vjet këtu, është masakër! I kam lënë të gjitha brenda.