IKMT aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në Astir, banorët nuk krijojnë përplasje

217
Sigal

Mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit ka nisur aksioni për shembjen e 25-30 objekteve mes tyre dyqane dhe banesa në lotin e dytë të Unazës së Re.

Policia e Shtetit ka devijuar trafikun në zonë për të garantuar mbarëvatjen e aksionit të IKMT.

Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe një takim të kreut të Policisë së Shtetit Ardi  Veliu me shefat e komisariateve për të dhënë udhëzime për mbarëvatjen e aksionit të sotëm.

Deri më tani janë shembur 41 objekte në total në lotin e parë (ish-sheshi Shqiponja). Për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave në zonën e Astirit, forcat e policisë kanë devijuar trafikun.

Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.