IGJEUM: Nesër, dëbora mbulon thuasje gjithë vendin

214
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) bëri të ditur sot se reshjet e dëborës pritet të përfshijnë nesër pothuajse të gjithë vendin deri në zonat e ulëta.
Sipas IGJEUM, reshjet e dëborës deri në zonat e ulëta të pasuara nga ngricat mund të krijojnë probleme në transportin rrugor.
IGJEUM thekson se ”Sot pritet të jetë akoma i lartë rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve, Drin dhe Buna. Si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave në zonat e sipërme të këtyre baseneve lumorë, pritet që të mos ketë më rritje të prurjeve, në zonën e Nënshkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës”.
Prurjet dhe rreziku i përmbytjeve, parashikohen të ulen ndjeshëm nesër në fundin e datës 13 Shkurt 2021 dhe përgjatë ditëve në vazhdim.
Reshjet e reja që priten në formën e dëborës, nuk do të ndikojnë në shtimin e rrezikut. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet ulje e prurjeve dhe nuk pritet rrezik nga përmbytjet.
Sigal