IDM, analizë e angazhimit politik në Shqipëri 22 Prill 2016

615
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Instituti Demokratik Amerikan – NDI Shqipëri organizon nesër një tryezë diskutimi mbi mënyrat për të përmirësuar angazhimin politik dhe civil në Shqipëri (Hotel Rogner, 22 prill 2016). Tryeza do të prezantojë gjetjet e studimit të realizuar në fillim të vitit 2016 nëpërmjet anketimit dhe grupeve të fokusuara në të gjithë vendin të cilat kanë shqyrtuar angazhimin qytetar në proceset demokratike si një indikator të ‘shëndetit’ të shoqërisë. 
Raporti i sondazhit “Analizë e angazhimit politik 2016” është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri sipas modelit të serisë së raporteve të Hansard Society (‘Audit of Political Engagement’) në Mbretërinë e Bashkuar. Tryeza do të diskutojë gjetjet mbi një numër indikatorësh të angazhimit politik – njohuritë dhe interesi për sistemin politik, pjesëmarrja në politikë, ndjesia e publikut mbi efikasitetin e dhe kënaqshmërisë me institucionet, proceset dhe përfaqësuesit e zgjedhur. Ky studim është mbështetur nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) nëpërmjet Ndihmës Amerikane për Demokraci(NED). IDM dhe NDI Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në këtë Tryezë ditën e premte (22 prill 2016) tek Hotel Rogner Tiranë, ora 10:00. 
Sigal