Kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, i cili ishte dhe anëtar i këshillit bashkiak.
Ndreu shprehet i tronditur dhe e cilëson krimin cenim të rëndë rë rendit dhe sigurisë publike në këtë qytet.
“I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i keshillit bashkiak! Një ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!
Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar!
Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!”, shkruan Ndreu.