I shpëtoi nënës nga duart, makina përplas fëmijën në Vlorë

485
Sigal

Një i mitur është plagosur paraditen e kësaj të marte në Vlorë si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Ri, Vlorë-Skelë ku një makinë tip Pezho ka përplasur një fëmijë, i cili ishte duke luajtur me patina dhe i ka ikur nënës së tij nga duart.

Fëmija është dërguar në urgjencën e spitalit të Vlorës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën