Ekzekutimi në Rrëshen, AMA: Viktima nuk është pronar i asnjë televizioni

486
Sigal

Kastriot Reçi, viktima e një atentati që tronditi Rrëshenin sot nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër. Sqarimin e ka bërë Autoriteti i Mediave Audiovizive.

AMA, në një reagim për mediat, teksa shpreh keqardhje për humbjen e jetës “së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, sqaron si më poshtë:

“AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër. Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018”.