I shoqëruar nga bashkëshortja e tij/ Sali Berisha mbërrin në Kuvend: Kjo është ditë e një rëndësie të madhe, pas ditëlindjes së dytë të PD…

151
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të marrë në Kuvendin Kombëtar të PD.

Berisha u shpreh se kjo e sotmja është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të Partisë Demokratike.

“Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë të ftuarve në këtë sallë. Mbi 40 e sa mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces.

Përshëndetje më të përzemërta. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të Partisë Demokratike në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”, u shpreh Berisha.