I riu shpërndante drogë me makinë, policia aksion pas marrjes së informacionit se…! Kush është 23-vjeçari që u vu në pranga

180
Sigal

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërive, policia e Lezhës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi kishte informacione se i riu shpërndante droge.

Në pranga u vu Kejvin Gjetja, i cili lëvizte me një automjet për të shpërndarë lëndën narkotike.

“Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i  dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.