Elbasan – Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë, shkak, vjedhjet e banesave

664
Sigal

Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se në harkun e një muaji ka kryer 5 vjedhje banesash dhe lokalesh.

Andrit  Hudhri, 30 vjeç, banues në fshatin Katund i  Ri hynte në banesa dhe vidhte sende të ndryshme.

Vjedhjet e dokumentuara

Më datë 06.12.2016  në Lagjen “Skëndërbej” dyshohet të ketë vjedhur disa sende në banesën e shtetasit M.B,  59 vjeç. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale  sendet  e vjedhura, një biçikletë, një palë pinca si dhe disa çelësa

Më datë 02.12.2016 në Lagjen “Shënkoll” dyshohet  të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.C, 59 vjeç.

Më datë 17.11.2016 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit V.D, 62 vjeç,  në Lagjen “28 Nëntori” dyshohet ti ketë vjedhur 40.000 lekë shtetasit A.SH, 65 vjeç.

Më datë 26.11.2016 në Lagjen “5 Maji” dyshohet të ketë vjedhur lokalin e shtetaist  Q.Ç, 61 vjeç.

Më datë 12.11.2016 në fshatin Tregan dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit  B.B, 51 vjeç.