I riu italian në luftë me jetën, u rrah barbarisht nga një grup shqiptarësh

505
Një i ri italian është në luftë me jetën pasi është rrahur barbarisht nga një grup shqiptarësh. Ai quhet Emanuele Morganti, dhe është 20 vjeç. Djali gjendet i shtuar në një spital në Romë, pasi u rrah nga disa shqiptarë të cilët i kanë shkaktuar fraktura në kokë dhe qafë.
20-vjeçari gjendej në një festë së bashku me të dashurën e tij, kur u bë pjesë e një konflikt me një shqiptar. Ky i fundit e përshkallëzoi debatin në dhunë fizike duke përfshirë edhe shokët e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mesnatës në një lokal pranë Miro Alatrit.
Shqiptarët janë arrestuar dhe pritet masa e ndëshkimit për ta. Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat dhe po lufton për jetën e tij. Banda e shqiptarëve e kishte goditur disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale.
Sigal