Emërimet në Drejtësi/ Dështojnë tentativat për të kapur Kushtetuesen, gjykata rrëzon Llagamin; Asim Vokshi drejt dekretimit në GJL

Dështojnë tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ish-kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe ata që fshiheshin pas saj, bënë një luftë të pistë që ajo të emërohej me patjetër në Kushtetuese, por tentativat kanë dështuar.

Pas largimit nga KLGJ, Llagami kandidoi për anëtare të Kushtetueses. Por në fund nuk ja doli të zgjidhej për vetëm një votë. Vakanca ishte e Gjykatës së Lartë dhe në votimin final Llagami mori 8 vota pro, ndërsa një u shpall e pavlefshme sepse kishte dy shënime. Ligji parashikon që kandidati duhet të marrë 9 vota, mirëpo Llagami mori 8. Po ashtu ligji parashikon se nëse Gjykata e Lartë nuk siguron votat, emërohet i pari i renditur nga KED. I pari ishte Asim Vokshi.

NOA

Por Llagami nuk e pranoi humbjen dhe nisi një proces ankimimesh, por që u përdorën dhe metoda të pahijshme duke dashur t’i dëmtojë figurën.

Llagami si hap të fundit ju drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila dje ka refuzuar kërkesën e saj për të shpallur të pavlefshme procedurën e ndjekur. Kjo do të thotë se tani presidenti do të duhet të dekretojë si anëtar Asim Vokshin, një gjyqtar karriere dhe i pa përfolur.

Pak kohë më parë Llagamit i dolën disa përgjime, ku bënte pazare me ish-deputeten Klotilda Bushka. Në ato biseda flitej dhe për kapje të drejtësisë dhe emërimi i saj në Kushtetuese duket se ka qenë një lëvizje nga lart për të futur duart te kjo gjykatë.