Më 17 Nëntor 2025 në Bruksel, Shqipëria hap 5 kapitujt e fundit të negociatave të Grup-Kapitullit 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në.
Modernizimi i bujqësisë, përmirësimi i standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimi i politikave të kohezionit do të jenë në fokusin e këtyre negociatave.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme është vlerësim i qartë i BE-së për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Të ndërgjegjshëm dhe të gatshëm për përgjegjësitë që na presin përpara për mbylljen e negociatave brenda 2027-tës dhe uljen si të barabartë mes të barabartëve në tryezën e BE-së para 2030-tës.
Rrugëtimi ynë evropian nuk ndalet!






















